Aktualitet

U arrestuan në protestë, Gjykata liron 8 të miturit: Arrestimi ishte i paligjshëm!

Gjykata ka liruar sot 8 të mitur, të cilët u arrestuan në protestë.

Sipas gazetares së Top Channel, Anila Hoxha, ata janë lënë të lirë, ndërsa gjykata e ka cilësuar arrestimin e tyre të paligjshëm.

Gjatë ditëve të tubimit policia ka kryer disa arrestime të protestuesve, ndërsa gjykata, nga masat e dhëna deri tani, i ka liruar ata me masës ‘detyrim paraqitje’ ose ‘arrest shtëpie’, ndërsa vetëm për një person është caktuar ‘arrest me burg’.