Annie O’Reilly dhe Kerrie Ann Roëan nuk do të jenë më pjesë e ekipit mbrojtës të ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në Dhomat e Specializuara në Hagë, pak para nisjes së procedurave në Apel.
Sipas Zyrës së Regjistrit, avokati kryesor i Veselit, Rodney Dixon, më 13 tetor vendosi t’u ndërpresë menjëherë kontratat dy avokateve.
Të lidhura
None found
Dixon ka deklaruar se largimi i O’Reilly dhe Roëan nuk do të cenojë interesat e klientit të tij dhe as nuk do të sjellë ndryshime në kohëzgjatjen e procesit gjyqësor.
Ndryshimi në përbërjen e ekipit mbrojtës ndodh në një moment kyç të çështjes, teksa fokusi tashmë është te procedurat e ardhshme në Apel.





