Ish-zëdhënësja e Trumpit e cila u bë virale, tregon linjat e trupit në një dalje pas shkarkimit që bëri bujë
Vetëm pak ditë pasi Donald Trump e largoi nga detyra e zëdhënëses së Shtëpisë së Bardhë, Katie Zacharia është fotografuar duke bërë vrap në Kaliforni, ku ka tërhequr vëmendjen me format e saj fizike.
Ish-komentatorja televizive shfaqet e veshur me një sytjena sportive blu dhe streçe portokalli, ndërsa flokët e gjatë i kishte lidhur gërshet.
Zacharia u emërua në këtë post më 9 tetor, por qëndrimi i saj në Shtëpinë e Bardhë zgjati vetëm katër ditë. Pas konferencës së parë për shtyp, ku u kritikua për mënyrën se si iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve, Trump vendosi ta largonte nga detyra.
Pas shkarkimit, ajo reagoi përmes një postimi në platformën X, ku shprehu mirënjohjen për mundësinë që i ishte dhënë nga presidenti amerikan, duke theksuar se ishte krenare që kishte pranuar këtë sfidë.
Ndërkohë, Trump e cilësoi atë si një person të dashur, por pranoi se detyra e zëdhënëses së Shtëpisë së Bardhë mund të mos ishte e përshtatshme për të.
“Ajo është një person i dashur. Ndoshta kjo punë nuk është për të”, u shpreh presidenti amerikan.
Pierre Moscovici jep dorëheqjen nga Gjykata Evropiane e Auditorëve
Kremlini: Abu Dhabi mund të presë raundin e ri të bisedimeve Rusi-SHBA-Ukrainë
Rusia akuzon SHBA-në për pengesa në pjesëmarrjen e saj në bisedimet e G20-ës
- 15:41 Erkand Qerimaj tërhiqet nga Kampionati Botëror: Federata do që të garoj pa trajner, kërkoj ndërhyrje urgjente institucionale
- 15:39 PS kërkon përjashtimin e 20 deputetëve të PD-së pas kaosit në Kuvend, 6 prej tyre për 60 ditë
- 15:29 Pierre Moscovici jep dorëheqjen nga Gjykata Evropiane e Auditorëve
- 15:15 Vuçiç përballet me sfidën më të madhe zgjedhore mes shqetësimeve për parregullsi të mundshme
- 14:55 Protestuesit përmbysin stolat para Kryeministrisë, Rama ironizon: Dhe ‘pedagogët’ erdhën përsëri
- 14:47 Kremlini: Abu Dhabi mund të presë raundin e ri të bisedimeve Rusi-SHBA-Ukrainë