Erkand Qerimaj tërhiqet nga Kampionati Botëror: Federata do që të garoj pa trajner, kërkoj ndërhyrje urgjente institucionale

22 Tetor 2026 | 15:41

Peshëngritësi i njohur shqiptar, Erkand Qerimaj ka njoftuar tërheqjen e tij nga Kampionati Botëror. Përmes një deklaratë publike në mediat sociale, Qerimaj bën me dije se ky vendim vjen pasi drejtuesi i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes ka vendosur që ai të garojë pa asnjë trajner në krah.

Qerimaj i ka bërë thirrje urgjente Ministrisë së Sportit dhe Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar që të ndërhyjnë menjëherë për të zgjidhur këtë situatë dhe për të kërkuar llogaridhënie.

Sportisti thekson se heshtja apo deklaratat formale nga institucionet nuk mjaftojnë më, por kërkohen veprime konkrete.

Reagimi i plotë:

KËRKOJ NDËRHYRJE TË MENJËHERSHME INSTITUCIONALE!

Me keqardhje, ndihem i detyruar të tërhiqem nga Kampionati Botëror, garë kualifikuese për Lojërat Olimpike, pasi drejtuesi i Federatës ka vendosur që të garoj pa asnjë trajner në krah.

– I kërkoj Ministrisë përgjegjëse për Sportin dhe Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar të ndërhyjnë URGJENTISHT, të marrin përgjegjësitë që u takojnë dhe të zgjidhin këtë situatë. Nuk mjaftojnë heshtja apo deklaratat formale; kërkohen veprime konkrete dhe llogaridhënie institucionale.

– Federata e Peshëngritjes nuk është pronë private e askujt! Ajo nuk mund të drejtohet sipas interesave personale dhe as të përdoret për të penguar sportistët që përfaqësojnë Shqipërinë.

– Fondet publike duhet të shërbejnë për mbështetjen e sportistëve dhe trajnerëve, jo për konflikte personale apo vendime që dëmtojnë përfaqësimin kombëtar.

– Prej tre vitesh përballem me kallëzime të përsëritura në polici nga një person që e konsideroj dashakeqës ndaj meje, ndërsa tani rrezikohet edhe pjesëmarrja ime në një garë me rëndësi olimpike.

U kërkoj institucioneve përgjegjëse të veprojnë menjëherë, të shqyrtojnë këtë çështje, të garantojnë të drejtat e mia si sportist dhe të kërkojnë llogari për vendimet e marra.

Nuk kërkoj privilegje, por drejtësi, barazi dhe respekt për sakrificën time sportive.

Nuk mund të pranohet që një sportist të detyrohet të heqë dorë nga një garë kualifikuese olimpike për shkak të vendimeve të drejtuesve të institucionit që duhet ta mbështesë.

Heshtja institucionale nuk është zgjidhje. Ndërhyrja është detyrim! Përgjegjësia duhet të mbahet, ndërsa flamuri shqiptar dhe sportistët që e përfaqësojnë duhet të jenë mbi çdo interes personal.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ylli i Barcelonës paralajmëron Real Madridin: Do të jetë luftë

Talenti i Barcelonës, Xavi Espart, ka paralajmëruar Real Madridin para El Clásicos së së dielës, duke thënë se katalanasit do të luftojnë deri në fund...
14:34 | 22/10/2026

Gjiganti italian i futbollit në shitje, presidenti zbulon çmimin

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, është i gatshëm ta shesë klubin italian, por vetëm nëse plotësohen kushtet e tij financiare. Sipas raportimeve të “SportMediaset”,...
14:11 | 22/10/2026

FIFA ndëshkon Spanjën për thirrjet anti-islame në ndeshjen ndaj Egjiptit

FIFA ka ndëshkuar Federatën Spanjolle të Futbollit pas thirrjeve antiislame të një grupi tifozësh gjatë miqësores mes Spanjës dhe Egjiptit, të zhvilluar në mars, në...
19:39 | 21/10/2026