Vendosni fjalën kyçe....

Samiti i Berlinit në Budva, mbërrin kryeministri Rama: I vetmi vend ku ke gjithmonë helikopter mbi kokë sa herë që vjen


Kryeministri Rama ndodhet sot në Budva, Mali i Zi për të marrë pjesë në Samitin e Liderëve të Procesit të Berlinit, i cili nis me seancë plenare “Një rajon në lëvizje: Ballkani Perëndimor duke formësuar të ardhmen e përbashkët të Evropës” Gjatë mbërritjes,

Rama komentoi praninë e helikopterëve në zonë, duke u shprehur me humor: “Në fakt, i vetmi vend ku ke gjithmonë helikopter mbi kokë sa herë që vjen”.

“Në fakt i vetmi vend ku ke gjithmonë helikopter mbi kokë sa herë që vjen. Ndërkohë që ndjehem mirë që jemi këtu sërish për ‘’Procesin e Berlinit’’. Një ritual i përvitshëm këtë vit po zhvillohet në këtë vend të jashtëzakonshëm. Dhe çfarë duhet të them më shumë? Jam këtu dhe i lumtur të vazhdoj me miqtë që janë në pritje. Nuk e di me pyetje, ka pyetje? Mirë. Faleminderit shumë.”