Pedagogët janë ndaluar nga forcat e policisë teksa tentonin t’i bashkoheshin protestës së studentëve para Kuvendit të Shqipërisë.
Gjatë përplasjes me efektivët, një prej pedagogëve ka kundërshtuar veprimet e policisë, duke iu drejtuar me tone të ashpra.
“Çfarë do të bëni, mundje me pedagogët? Do bësh grusht me pedagogun? E fiton mo grushtin me pedagogun”, dëgjohet të thotë ai.
Ndërkohë, një tjetër moment tensioni është shënuar kur një prej pedagogëve ka hequr kangjellat metalike të vendosura nga policia për të penguar kalimin e tyre drejt zonës së protestës.
