Inspektorati i Punës ndalon punimet në 12 objekte ndërtimi në Rahovec

Inspektorati Qendror i Punës ka njoftuar se ka ndaluar punimet në 12 objekte ndërtimi në Rahovec, pasi gjatë inspektimeve në terren ka konstatuar parregullsi në zbatimin e masave për siguri dhe shëndet në punë.
Sipas njoftimit, punimet në këto objekte do të ndalen deri në eliminimin e parregullsive dhe përmbushjen e kërkesave ligjore për sigurinë dhe shëndetin e punëtorëve.
“Inspektorati Qendror i Punës do të vazhdojë inspektimet në terren, me qëllim të parandalimit të rreziqeve dhe krijimit të kushteve të sigurta për punëtorët”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
3 sekonda më parë
Top Lajme
Jobs
Real Estate




































