Macron: Protestat që nuk organizohen nga sindikatat do të ndalohen në ditët në vijim

22 Tetor 2026 | 15:59

Presidenti francez, Emmanuel Macron njoftoi ndalimin e demonstratave që nuk janë organizuar nga sindikatat, në prag të demonstratave të së shtunës, më 24 tetor.

“Rekomandimi i përgjithshëm është që të mos zhvillohen demonstrata në ditët në vijim”, theksoi Macron.

Presidenti francez pretendoi se pas incidenteve të së shtunës qëndronin grupe të së majtës ekstreme, të cilat po planifikonin të përmbysnin qeverinë.

Përveç kësaj, Emmanuel Macron njoftoi gjithashtu se të premten, Këshilli i Mbrojtjes do të mblidhet për të marrë vendime shtesë, pasi forcat e sigurisë janë nën presion.

Shumica e qyteteve në Francë, dhe konkretisht Parisi, do të jenë në izolim, nga frika e incidenteve të reja. Në Paris, tubimet publike janë të ndaluara nga ora 20:00, ndërsa në Sheshin Demokraci është në fuqi një shtetrrethim nga ora 23:00 deri në orën 6:00.

Përveç pranisë së fortë të forcave policore, do të përdoret është njësia speciale antiterroriste e krijuar në vitin 2015. Qëllimi i ekipit ushtarak do të jetë mbrojtja e bizneseve dhe dyqaneve nga dëmtimet dhe plaçkitjet.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Parlamenti Evropian i kërkon BE-së të klasifikojë rebelët Huthi si grup terrorist

Parlamenti Evropian ka miratuar një rezolutë që bën thirrje për përfshirjen e rebelëve Huthi në Jemen në listën e grupeve “terroriste” të Bashkimit Evropian. Në...
15:45 | 22/10/2026

Ish-zëdhënësja e Trumpit e cila u bë virale, tregon linjat e trupit në një dalje pas shkarkimit që bëri bujë

Vetëm pak ditë pasi Donald Trump e largoi nga detyra e zëdhënëses së Shtëpisë së Bardhë, Katie Zacharia është fotografuar duke bërë vrap në Kaliforni,...
15:35 | 22/10/2026

Pierre Moscovici jep dorëheqjen nga Gjykata Evropiane e Auditorëve

Pas më pak se një vit, Pierre Moscovici njoftoi dorëheqjen e tij nga Gjykata Evropiane e Auditorëve. Ish-ministri francez i financave përmendi arsye personale dhe...
15:29 | 22/10/2026