Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste ka kërkuar masa disiplinore ndaj 20 deputetëve të opozitës, pas tensioneve dhe përplasjeve të regjistruara gjatë seancës plenare të 22 tetorit në Kuvend.
Socialistët kërkojnë përjashtimin për 60 ditë të gjashtë deputetëve demokratë, mes tyre Flamur Noka, Belind Këlliçi dhe Fidel Kreka, ndërsa për 14 deputetë të tjerë kërkohet përjashtim për 10 ditë.
Kërkesa, e depozituar pranë Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën, i drejtohet kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, dhe mbështetet në nenet 63 dhe 65/1 të Rregullores së Kuvendit, si dhe në nenin 6 të Kodit të Sjelljes së Deputetit.
Në dokument, socialistët pretendojnë se deputetët e opozitës kanë penguar zhvillimin normal të seancës, duke bllokuar foltoren, dëmtuar pajisjet elektronike dhe sulmuar fizikisht deputetë të mazhorancës.
Grupi Parlamentar i PS-së kërkon përjashtimin për 60 ditë nga komisionet dhe seancat plenare të Flamur Nokës, Belind Këlliçit, Fidel Krekës, Edi Palokës, Besart Xhaferrit dhe Luçiano Boçit.
Ndërkohë, për 13 deputetë të tjerë kërkohet përjashtimi për 10 ditë. Bëhet fjalë për Gjin Gjonin, Bardh Spahinë, Albana Vokshin, Elda Hotin, Xhelal Mziun, Gent Strazimirin, Enno Bozdon, Kastriot Pirolin, Kliti Hotin, Flamur Hoxhën, Arjan Ndojën, Ivi Kason, Zija Ismailin dhe Blendi Himçin.
Sipas socialistëve, këta deputetë kanë marrë pjesë në bllokimin e foltores, duke penguar zhvillimin e rregullt të seancës plenare.
Kërkesa është firmosur nga 14 deputetë të Partisë Socialiste dhe pritet të shqyrtohet nga Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën, i cili do të vendosë për masat disiplinore ndaj deputetëve të opozitës.
Kjo nuk është hera e parë që rilindja përdor kartonët për të përjashtuar opozitën nga parlamenti.
© SYRI.net
Ngacmuan 2 vajza duke bërë si mace/ Aulon Kalaja dhe aktivisti Mariglend Doçi depozitojnë kallëzim në AMP
Dhoma Amerikane: Qeveria na la pa mbrojtje, shkaqet e krizës i kemi paralajmëruar me kohë
SYRI TV/ Mazhoranca refuzon që kërkesat e studentëve të diskutohen, Balla mbron dhunën brutale të Policisë