Specialja rrëzon kërkesën e mbrojtjes së Thaçit për dëshminë me shkrim, dëshmitari duhet të përballet me pyetjet në gjykatë

22 Tetor 2026 | 16:04

Gjykata Speciale në Hagë ka rrëzuar kërkesën e mbrojtjes së ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, që deklarata e një dëshmitari të pranohej si provë vetëm në formë të shkruar, pa u thirrur për të dëshmuar në gjykatë.

Vendimi, i marrë në tetor të vitit 2025 në çështjen gjyqësore ndaj Thaçit dhe të tjerëve për krime lufte, u bë publik në versionin e redaktuar më 19 tetor 2026.

Sipas arsyetimit të trupit gjykues, deklarata përmbante të dhëna mbi sjelljen e drejtpërdrejtë të disa të akuzuarve, si dhe mbi besueshmërinë e dëshmitarëve që kishin dëshmuar më herët.

Për këtë arsye, gjykata vlerësoi se ishte e rëndësishme që dëshmitari të ishte i pranishëm për t’iu përgjigjur pyetjeve të palës kundërshtare, me qëllim garantimin e drejtësisë së procesit dhe shmangien e dëmit ndaj palëve.

Në vendimin e saj, trupi gjykues i kërkoi mbrojtjes së Thaçit të paraqiste informacionin e nevojshëm për të mundësuar paraqitjen e dëshmitarit në gjykatë, në vend që deklarata e tij të pranohej vetëm si provë me shkrim.

Ndërkohë, aktgjykimi në çështjen ndaj Thaçit dhe të tjerëve për ndikimin e pretenduar ndaj dëshmitarëve është caktuar të mbahet më 17 nëntor.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vuçiç përballet me sfidën më të madhe zgjedhore mes shqetësimeve për parregullsi të mundshme

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi, të cilat do të mbahen më 25 tetor, shihen nga shumëkush si sprova më e madhe deri më tani...
15:15 | 22/10/2026

Merz: Mungesa e dialogut Kosovë-Serbi po pengon përparimin e gjithë rajonit

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, u ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë të angazhohen për normalizimin e marrëdhënieve mes tyre, duke theksuar se ngecja e dialogut...
12:58 | 22/10/2026

Samiti i Procesit të Berlinit, Spajiç: Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë, zgjerimi i BE-së sjell paqe dhe siguri

Kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiç, ka theksuar rëndësinë e ruajtjes së paqes dhe respektimit të kufijve në Ballkanin Perëndimor, duke kërkuar një perspektivë...
12:17 | 22/10/2026