Lajmi i fundit

LIVE/ Tirana në tension, dita e 10-të e protestës, pedagogët dhe studentët marshojnë drejt Kryeministrisë

Guler bën shaka pas fitores së Real Madridit ndaj Leipzigut: Ia vodha golin Mbappes

Guler bën shaka pas fitores së Real Madridit ndaj Leipzigut: Ia vodha golin Mbappes

16:12, 22/10/2026

Real Madridi zhvilloi një paraqitje bindëse në Ligën e Kampionëve, duke triumfuar me rezultat 4-1 ndaj RB Leipzigut në ndeshjen e mbrëmshme.

Arda Guler dhe Kylian Mbappe ishin ndër futbollistët më të dalluar të skuadrës madrilene, me të dy që arritën të shënonin në këtë përballje.

Mesfushori ofensiv turk bëri shaka pas golit të tij, të cilin e realizoi duke devijuar goditjen e Mbappes që po shkonte drejt rrjetës.

“Ia vodha golin Mbappes, por kjo ndodhi sepse e dija që ai do të shënonte edhe një tjetër. Kështu që, nuk ka problem”, u shpreh Guler.

Futbollisti 21-vjeçar foli edhe për rëndësinë e mbështetjes së tifozëve në stadiumin “Santiago Bernabeu”, duke theksuar se prania e tyre është një shtysë e madhe për skuadrën e Real Madridit.

“Është një faktor kyç, sepse kur luajmë në shtëpi, para tifozëve tanë, përpiqemi të japim gjithçka për ta”, shtoi turku.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco