Kombëtarja e Kosovës në muajin nëntor do të zhvillojë dy përballje, ndaj Izraelit në shtëpi dhe Irlandës në udhëtim.

“Dardanët” me këto dy sfida do ta mbyllin ciklin kualifikues të Ligës B ndërsa synojnë pozitën e dytë.


FFK-ja ka informuar se biletat për ndeshjen me Izraelin, sfidë që zhvillohet në “Fadil Vokrri” tashmë janë në shitje.

Çmimet mbesin të njëjta, pra 20 euro në Veri dhe Jug, 30 Lindje, 50 Perëndim dhe 150 VIP.

Kujtojmë, Kosova ka aktualisht pesë pikë në Ligën B, katër më pak se lideri Austria, ndërsa të barabarta me Irlandën. Izraeli ka vetëm dy sosh./Telegrafi/