Sulmet e rebelëve Huthi, kompania saudite e naftës evakuon stafin nga Dhahrani

22 Tetor 2026 | 16:23

Kompania shtetërore saudite e naftës Aramco ka urdhëruar evakuimin e selisë së saj në Dhahran në Gjirin Persik, ndërsa luftimet midis eksportuesit më të madh të naftës bruto në botë dhe Huthëve të Jemenit po intensifikohen.

Udhëzimi për stafin për të evakuuar ndërtesën dhe për të punuar nga distanca vjen pas një vale sulmesh të rebelëve Huthi ndaj mbretërisë, duke synuar kompaninë dhe aeroportet saudite.

Zëdhënësi ushtarak i rebelëve Huthi, Yahya Saree, tha në një fjalim televiziv se grupi kishte nisur sulme ndaj objekteve të Aramco-s në qytetin Yanbu të Detit të Kuq dhe ndaj ministrisë saudite të mbrojtjes në kryeqytetin Riad. Autoritetet saudite nuk e konfirmuan sulmin.

Koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite tha të enjten se kishte kapur dronë mbi Riadin dhe qytetin e shenjtë të Islamit, Medinën, i cili ndodhet pranë Yanbusë.

Luftimet e ripërtërira midis Arabisë Saudite dhe milicive Huthi në javët e fundit i dhanë fund një armëpushimi të ndërmjetësuar nga OKB-ja të vitit 2022, i cili kishte ndaluar kryesisht sulmet ndërkufitare dhe hapi një front tjetër në luftën SHBA-Izrael kundër Iranit.

Huthitët shkaktuan dëme të shumta në selinë e Aramco-s në fillim të këtij muaji kur goditën ndërtesën, me zjarr që u përhap në disa kate.

Arabia Saudite i është përgjigjur sulmeve të rebelëve Huthi me një valë sulmesh ndaj vendeve të lëshimit të raketave, duke u zotuar të mbrojë mbretërinë dhe duke thënë se ka kapur shumë raketa balistike të lëshuara nga grupi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Arrestohet në Ekuador ish-kandidatja presidenciale Gonzalez, shkak hetimet për shpenzimet e fushatës

Ish-kandidatja presidenciale e Ekuadorit, Luisa Gonzalez është arrestuar këtë të enjte. Arrestimi i saj u njoftua nga kryetarja e partisë së majtë Revolucioni i Qytetarëve,...
16:31 | 22/10/2026

Macron: Protestat që nuk organizohen nga sindikatat do të ndalohen në ditët në vijim

Presidenti francez, Emmanuel Macron njoftoi ndalimin e demonstratave që nuk janë organizuar nga sindikatat, në prag të demonstratave të së shtunës, më 24 tetor. “Rekomandimi...
15:59 | 22/10/2026

Parlamenti Evropian i kërkon BE-së të klasifikojë rebelët Huthi si grup terrorist

Parlamenti Evropian ka miratuar një rezolutë që bën thirrje për përfshirjen e rebelëve Huthi në Jemen në listën e grupeve “terroriste” të Bashkimit Evropian. Në...
15:45 | 22/10/2026