Skip to content
22 October, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

VIDEO – Erkand Qerimaj paraqitet në SPAK, kampioni shkodran i peshëngritjes jep lajmin e keq…

ShkodraWeb 22 October, 2026
erkand qerimajjjj taranto 2026

Peshëngritësi dhe sportisti i njohur Erkand Qerimaj u paraqit sot në ambientet e SPAK. Arsyen e ka shpjeguar përmes një postimi në rrjetet sociale ku thotë se ka bërë një kallëzim, pa specifikuar se për kë apo çfarë. Sportisti nënvizon se nuk është thirrur për asnjë çështje.

“Sqarim për opinionin publik: Sot jam paraqitur pranë SPAK-ut per të depozituar një kallëzim nga ana ime. Dua të sqaroj se nuk jam thirrur me fletëthirrje për t’u paraqitur për ndonjë çështje tjetër!”, shkruan Qerimaj.

Më pas, kampioni shkodran i peshëngritjes, ka dhënë edhe një lajm të keq për peshëngritjen shqiptare, tërheqjen nga Kampionati i Botëror, duke treguar edhe arsyen e vendimit të tij ekstrem.

REAGIM PUBLIK – KËRKOJ NDËRHYRJE TË MENJËHERSHME INSTITUCIONALE!

Me keqardhje, ndihem i detyruar të tërhiqem nga Kampionati Botëror, garë kualifikuese për Lojërat Olimpike, pasi drejtuesi i Federatës ka vendosur që të garoj pa asnjë trajner në krah.

– I kërkoj Ministrisë përgjegjëse për Sportin dhe Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar të ndërhyjnë URGJENTISHT, të marrin përgjegjësitë që u takojnë dhe të zgjidhin këtë situatë. Nuk mjaftojnë heshtja apo deklaratat formale; kërkohen veprime konkrete dhe llogaridhënie institucionale.

– Federata e Peshëngritjes nuk është pronë private e askujt! Ajo nuk mund të drejtohet sipas interesave personale dhe as të përdoret për të penguar sportistët që përfaqësojnë Shqipërinë.

– Fondet publike duhet të shërbejnë për mbështetjen e sportistëve dhe trajnerëve, jo për konflikte personale apo vendime që dëmtojnë përfaqësimin kombëtar.

– Prej tre vitesh përballem me kallëzime të përsëritura në polici nga një person që e konsideroj dashakeqës ndaj meje , ndërsa tani rrezikohet edhe pjesëmarrja ime në një garë me rëndësi olimpike.

U kërkoj institucioneve përgjegjëse të veprojnë menjëherë, të shqyrtojnë këtë çështje, të garantojnë të drejtat e mia si sportist dhe të kërkojnë llogari për vendimet e marra.

Nuk kërkoj privilegje, por drejtësi, barazi dhe respekt për sakrificën time sportive.

Nuk mund të pranohet që një sportist të detyrohet të heqë dorë nga një garë kualifikuese olimpike për shkak të vendimeve të drejtuesve të institucionit që duhet ta mbështesë.

Heshtja institucionale nuk është zgjidhje. Ndërhyrja është detyrim! Përgjegjësia duhet të mbahet, ndërsa flamuri shqiptar dhe sportistët që e përfaqësojnë duhet të jenë mbi çdo interes personal. /Nga Erkand QERIMAJ, publikuar në Facebook/

Post navigation

Previous: “Gjykimi mund të vijojë pa avokat”, GJKKO merr vendimin për gjyqin e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit

TË FUNDIT

meta kryemadhi gjkko 2026

“Gjykimi mund të vijojë pa avokat”, GJKKO merr vendimin për gjyqin e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit

ShkodraWeb 22 October, 2026
bedri hamza pdk kosove 2026

EMRAT – Gara për partinë e Hashim Thaçit, pas dorëheqjes së Hamzës, ja kush janë kandidatët e mundshëm…

ShkodraWeb 22 October, 2026
shtypi ditor 26

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte 22 tetor 2026…

ShkodraWeb 22 October, 2026

TË FUNDIT

  • VIDEO – Erkand Qerimaj paraqitet në SPAK, kampioni shkodran i peshëngritjes jep lajmin e keq… 22 October, 2026
  • “Gjykimi mund të vijojë pa avokat”, GJKKO merr vendimin për gjyqin e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit 22 October, 2026
  • EMRAT – Gara për partinë e Hashim Thaçit, pas dorëheqjes së Hamzës, ja kush janë kandidatët e mundshëm… 22 October, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte 22 tetor 2026… 22 October, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 22 tetor 2026… 22 October, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 22 tetor 2026… 22 October, 2026
  • PS Shkodër “rokadë” në drejtoritë në varësi të dikastereve qendrore, lëvizjet pasojnë ndryshimin në Qark 21 October, 2026
  • NGA RITA NDOCI – Ed, në 1989 na mbroje ne si studentë, 37 vjet më pas habitesh që pedagogët janë… 21 October, 2026
  • NGA EDISON YPI – Polici nuk është infermier… 21 October, 2026
  • “Do të ulesha e para në karrige”, ftesa e Ramës për dialog, Rudina Hajdari: Pranoni ftesën për dialog… 21 October, 2026
  • INVESTIGIM I FOX NEWS – Teatri politik i “Chaos Inc.” po përgatitet për një “kryengritje…që po përfshin Evropën” 21 October, 2026
  • OPINION – Koha për një parti të studentëve, për të realizuar që nuk e arritën studentët e 1990- ës… 21 October, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

erkand qerimajjjj taranto 2026

VIDEO – Erkand Qerimaj paraqitet në SPAK, kampioni shkodran i peshëngritjes jep lajmin e keq…

ShkodraWeb 22 October, 2026
meta kryemadhi gjkko 2026

“Gjykimi mund të vijojë pa avokat”, GJKKO merr vendimin për gjyqin e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit

ShkodraWeb 22 October, 2026
bedri hamza pdk kosove 2026

EMRAT – Gara për partinë e Hashim Thaçit, pas dorëheqjes së Hamzës, ja kush janë kandidatët e mundshëm…

ShkodraWeb 22 October, 2026
shtypi ditor 26

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte 22 tetor 2026…

ShkodraWeb 22 October, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.