Italia miraton 70 mln euro ndihmë për fermerët dhe peshkatarët, lehtësi edhe për transportuesit

22 Tetor 2026 | 16:53

Qeveria italiane, e drejtuar nga Giorgia Meloni, ka miratuar një paketë të re mbështetëse për fermerët, peshkatarët dhe transportuesit rrugorë, me qëllim lehtësimin e kostove të rritura të karburantit. Paketa parashikon 60 milionë euro për sektorin bujqësor dhe 10 milionë euro për peshkatarët, të cilat do të përdoren për të mbuluar një pjesë të shpenzimeve shtesë për blerjen e karburantit.

Sipas raportimeve nga mediat e huaja, masa mbështetëse janë miratuar edhe për pronarët e kamionëve. Sipas vendimit, transportuesit do të kenë mundësi të rrisin tarifat për transportin e mallrave për shkak të shtrenjtimit të karburantit, edhe në rastet kur nuk ekziston një marrëveshje me shkrim me klientët.

Gjithashtu, parashikohet mundësia e pezullimit të pagesave të lizingut për automjetet për një periudhë deri në shtatë muaj. Një tjetër masë përfshin lehtësime tatimore në masën 70% të kostove shtesë të karburantit të paguara nga marsi deri në gusht të vitit 2026, krahasuar me çmimet mesatare të shkurtit.

Në total, rreth 126 milionë euro do të vihen në dispozicion për lehtësime fiskale dhe mbështetje të drejtpërdrejtë për sektorin e transportit rrugor. Vendimi vjen në një moment kur në disa zona të Italisë, veçanërisht në jug të vendit, vijojnë protestat dhe bllokadat e organizuara nga transportuesit dhe peshkatarët, të cilët kundërshtojnë rritjen e kostove të operimit.

Qeveria ka vlerësuar grupet që kanë zgjedhur dialogun dhe kanë pezulluar protestat, ndërsa ka dënuar veprimet e dhunshme dhe kërcënimet ndaj personave që dëshirojnë të vijojnë punën. Masat e reja synojnë të zbusin presionin financiar mbi sektorët e prekur nga shtrenjtimi i karburantit dhe të lehtësojnë vazhdimësinë e aktivitetit ekonomik në vend.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Polonia arreston të dyshuarin e dytë për vrasjen e artistit rus që kritikoi Putinin

Autoritetet polake kanë ndaluar një të dyshuar të dytë për vrasjen në qershor të një artisti rus i cili kishte kritikuar Presidentin Vladimir Putin. Arrestimi...
16:51 | 22/10/2026

Kurti nga Budva: Radoiçiç bredh i lirë dhe mbrohet nga Serbia, sulmi në Banjskë meriton përgjigje kolektive

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti këtë të enjte ka marrë pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit në Budva të Malit të Zi. Kurti gjatë...
16:10 | 22/10/2026

Macron: Protestat që nuk organizohen nga sindikatat do të ndalohen në ditët në vijim

Presidenti francez, Emmanuel Macron njoftoi ndalimin e demonstratave që nuk janë organizuar nga sindikatat, në prag të demonstratave të së shtunës, më 24 tetor. “Rekomandimi...
15:59 | 22/10/2026