Mercenarët e Ramës kryen arrestime të paligjshme! Gjykata e Tiranës liron 38 protestues, mes tyre dhe të mitur

Mercenarët e Ramës kryen arrestime të paligjshme! Gjykata e Tiranës liron 38 protestues, mes tyre dhe të mitur

16:48, 22/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gjykata e Tiranës ka shpallur të paligjshme shumicën e arrestimeve që policia 'mercenare' e kryeministrit Edi Rama ka bërë ndaj të rinjve gjatë protestës studentore. Nga 38 persona që dolën sot për masë sigurie, 33 janë liruar dhe gjykata i ka quajtur arrestimet e paligjshme, ndërsa vetëm për 5 i ka quajtur arrestimet e ligjshme. Edhe për këta të fundit gjykata ka caktuar një masë të butë sigurie, atë të detyrimit me paraqitje.

Mes 38 personave të arrestuar që kanë dalë për masë sigurie sot në gjykatë kanë qenë dhe 6 të mitur.

Ndërkohë të arrestuarit janë përfaqësuar nga grupi i juristëve pranë selisë së PD-së: Eda Grimci, Marash Logu, Besart Logu, Henri Bici, Dhimiter Zguro.

Shpallja e arrestimeve të paligjshme nga gjykata e Tiranës është provë se policia ka abuzuar me detyrën dhe se ka ushtruar terror dhe dhunë ndaj të rinjve për të mbrojtur karrigen e kryeministrit Edi Rama.

Ndërkombëtarët së fundmi dhe Internacionalja Demokristiane e Qendrës (IDC-CDI) ka reaguar duke dënuar çdo akt dhune ndaj gazetarëve, studentëve, grave dhe të miturve. Në një reagim të publikuar në Facebook, organizata ndërkombëtare theksoi se përdorimi i forcës pa dallim nuk mund të justifikohet në asnjë rrethanë. Ajo kërkoi që të gjithë personat përgjegjës për abuzimet e pretenduara të japin llogari përpara drejtësisë.

Ndërkohë Partia Demokratike kallëzoi sot në SPAK kryeministrin Edi Rama dhe drejtues të policisë së shtetit për dhunën brutale që kanë ushtruar ndaj studentëve dhe të rinjve protestues.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco