Bojkoti në GJKKO, Dhoma e Avokatisë kërkon ndërhyrjen e KLGJ-së për rikthimin e normalitetit
Tre përfaqësues të Dhomës së Avokatisë së Shqipërisë kanë zhvilluar këtë të enjte një takim me anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor, ku kanë kërkuar ndërhyrjen e këtij institucioni për zgjidhjen e situatës së krijuar në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO).
Gjatë takimit, përfaqësuesit e DHKA-së kanë kërkuar marrjen e masave për garantimin e të drejtës së avokatëve për ushtrimin e profesionit, si dhe sigurimin e pajisjeve të nevojshme për zhvillimin normal të aktivitetit të tyre.
Nga ana tjetër, anëtarët e KLGJ-së kanë dëgjuar shqetësimet dhe kërkesat e avokatëve, të cilët kërkojnë rikthimin e normalitetit në funksionimin e gjykatës.
Pas këtij takimi, pritet që anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor të diskutojnë me kryesinë e GJKKO-së për situatën e krijuar nga bojkoti i avokatëve, i cili vijon prej disa javësh.
Zgjidhja e ngërçit synon të krijojë kushtet për rifillimin normal të veprimtarisë gjyqësore, në një situatë që ka vënë në vështirësi zhvillimin e proceseve në Gjykatën e Posaçme.
Studentët paralajmërojnë protestë të shtunën para Kryeministrisë: Të gjithë në shesh
Protestuesit mbërrijnë para Kryeministrisë, largojnë stolat e gurit me ftesat e Ramës për dialog (VIDEO)
Pas qëndrimit për disa orë para Parlamentit, protestuesit marshojnë drejt Kryeministrisë (VIDEO)
- 17:26 Tërmet i fortë godet Kinën, ja sa ishte magnituda
- 17:18 PDK letër presidentes Pula, kërkojnë rishqyrtimin në Kuvend të ligjit për Specialen
- 17:08 Protestat në Francë, Macron: Ekstremistët e majtë synojnë rrëzimin e Republikës
- 17:07 Pentagoni dhe Lockheed Martin synojnë prodhimin e 850 avionëve F-35, në 10 vitet e ardhshme
- 16:53 Italia miraton 70 mln euro ndihmë për fermerët dhe peshkatarët, lehtësi edhe për transportuesit
- 16:51 Polonia arreston të dyshuarin e dytë për vrasjen e artistit rus që kritikoi Putinin