Aktorja e njohur, Monika Lubonja, i është rikthyer aktivitetit në rrjetet sociale, disa javë pas rrjedhjes së pamjeve intime që e përfshinin atë dhe kompozitorin Adrian Hila.

Pas ditëve të mbushura me reagime dhe diskutime në publik, aktorja ka publikuar një postim të ri, në llogarinë e saj zyrtare në Instagram.


Lubonja ka shpërndarë një thirrje për pjesëmarrje në edicionin e dytë të Festivalit Ndërkombëtar të Arteve në Publik.


Postimi lidhet me një aktivitet artistik dhe vjen në një periudhë kur emri i aktores ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të ngjarjeve të fundit.

Rikthimi i saj në rrjetet sociale vjen edhe pas reagimit publik lidhur me publikimin dhe shpërndarjen e materialeve intime, çështje për të cilën ajo ka bërë të ditur se ka ndërmarrë edhe hapa ligjorë.

Rreth dy javë më parë, aktorja njoftoi se kishte bërë kallëzim penal ndaj kompozitorit Adrian Hila. Sipas deklarimeve të saj, kallëzimi lidhet me veprat Fyerje dhe Ndërhyrje të padrejta në jetën private.

Lubonja ka deklaruar gjithashtu se nuk ka qenë në dijeni të filmimeve dhe se nuk ka dhënë pëlqimin e saj për regjistrimin apo shpërndarjen e materialeve intime.