Një investim gjigant mund të ndryshojë të ardhmen e Napolit, me një grup investitorësh nga Shtetet e Bashkuara që po shqyrton mundësinë e blerjes së klubit italian. Sipas raportimeve të mediave italiane, Matt Rizzetta ka zhvilluar bisedime me Presidentin napoletan, Aurelio De Laurentiis, me synimin për të marrë kontrollin e skuadrës napolitane.

Konsorciumi amerikan mendohet se ka ofruar 1.3 miliardë dollarë, ndërsa presidenti aktual kërkon një vlerë prej rreth 2 miliardë dollarësh. Përplasja mes dy shifrave e lë të hapur çështjen e një marrëveshjeje, pasi palët duhet të kapërcejnë një diferencë prej 700 milionë dollarësh. Sesi do shkojnë gjërat, mbetet të presim e të shohim.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb