Drejtuesja e Departamentit të Arsimit në PD, Lili Sula shprehet se popullit i ka ardhur laky në fyt, sa është detyruar të dalë dhe të protestojë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
E ftuar në intervistën e edicionit të pasdites në Syri Tv, Sula tha se dhe PD ka meritën e saj në këtë protestë me denoncimet dhe ndërgjegjësimin e popullit, se gjithçka është propagandë nga ana e qeverisë.
Sipas Sulës, guximi i fëmijëve u ka dhënë të gjithë një leksion të madh për një mision të caktuar, ndërtimin e një shteti ligjor dhe dorëheqjen e Ramës.
Jeta e studentit s’përballohet me restorante. Qiratë janë të shtrenjta, student diplomohet e s’ka treg pune të fituar, partia në pushtet e ka centralizuar dhe ka një rrogë qesharake që si mundëson dot të pavareësoshet e jo më të krijojë familje. Këtij populli i ka ardhur laku aq shumë në fyt, por këtë lak ne po na e tregojnë edhe fëmijët.
PD ka një meritë për denoncimet e protestës që ka bërë, ndërgjegjësuam popullin dhe ia shtruam shtratin për protestën që nisi në fund të majit, që çdo gjë është propagandë dhe nuk ndërtodhet jeta e kombit përmes propagandës. Guximi dhe sypatrembësia e fëmijëve tanë na ka dhënë një leksion të madh. Jemi pjesë e një shoqëria për një mision të caktuar, Rama të japë dorëheqjen e të ndërtojmë një shtet ligjor.
Agazhimi i sindikatës së pedagogëve ka qenë i duhuri. Përmasat e kësaj proteste janë më të mëdha. Protesta e parë e studenteve u manipulua shumë shpejt nga Rama. Ky s’është një aksion qytetarë, është kauzë kombëtare, s’flasim vetëm për arsim e shëndetësi. Por një shtet i kapur nga një person që s’do ta lëshojë edhe pse parametrat e një shteti, bashkëpunëtorët e tij janë në burg e me akuza të rënda për kporrupsion. Sot është një kauzë historike.
© SYRI.net
Lirimi i protestuesve/ Balla akuzoi prokurorin për lidhje me PD- Shoqata e Prokurorëve: Presion ndaj drejtësisë
Shoqata e Policëve të Liruar thirrje efektivëve: Të shtunën do protestojmë, garantoni tubimin, mos e pengoni
Kur do niset treni Tiranë-Durrës? Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve: Kush e kupton përgjigjen