Presidentja Shiroka-Pula kthen për rishqyrtim Ligjin për Specialen dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka marrë vendim për kthimin në rishqyrtim në Kuvendin e Republikës së Kosovës të Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.
Presidentja ka pranuar propozimin zyrtar të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, për t’i dhënë Kuvendit mundësinë e rishqyrtimit të tij, veçanërisht të dispozitave që ndërlidhen me juridiksionin dhe mandatin e Dhomave të Specializuara, si dhe me garantimin e plotë të të drejtave kushtetuese të personave që po gjykohen pranë këtyre Dhomave.
Në arsyetimin e vendimit, Presidentja Shiroka Pula ka theksuar sakrificën, angazhimin dhe kontributin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të krerëve të saj në luftën për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Ajo ka rikujtuar gjithashtu mbështetjen e saj për Deklaratën e Kuvendit të Republikës së Kosovës të 28 shtatorit 2026, lidhur me aktgjykimin e Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.
Presidentja ka ritheksuar qëndrimin kundër çdo përpjekjeje për të shtrembëruar të vërtetën historike të Kosovës, për të vënë në dyshim karakterin çlirimtar të luftës apo për të barazuar popullin që luftoi për liri dhe mbijetesë me regjimin që e shtypi atë.
Presidentja gjithashtu ka bërë të ditur se ka zhvilluar dhe po vazhdon konsultimet me përfaqësues të institucioneve dhe subjekteve përkatëse shtetërore, me qëllim të bashkërendimit të veprimeve ndërinstitucionale dhe diplomatike për dokumentimin, mbrojtjen dhe afirmimin e së vërtetës historike të Luftës Çlirimtare të Kosovës dhe të rolit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si dhe për mbrojtjen sa më të mirë të të drejtave dhe interesave të krerëve të saj që po gjykohen në Dhomat e Specializuara.
PDK letër presidentes Pula, kërkojnë rishqyrtimin në Kuvend të ligjit për Specialen
Kurti nga Budva: Radoiçiç bredh i lirë dhe mbrohet nga Serbia, sulmi në Banjskë meriton përgjigje kolektive
Merz: Mungesa e dialogut Kosovë-Serbi po pengon përparimin e gjithë rajonit
- 17:57 Infekton kafshët, virusi Shamonda zbulohet për herë të parë tek njeriu! Nisin hetimet në Francë
- 17:50 Harry Kane: Pritja për të mësuar nëse kam fituar Topin e Artë është shumë stresuese për familjen
- 17:44 Protestat studentore në Tiranë, reagon PPE: Dhuna nuk ka vend në demokraci, zëri i të rinjve duhet të dëgjohet
- 17:44 Macron merr vendimin: Shansi i fundit për të shpëtuar Francën, bizneset të përgatiten për mbrojtje ndaj protestës
- 17:35 Bojkoti në GJKKO, Dhoma e Avokatisë kërkon ndërhyrjen e KLGJ-së për rikthimin e normalitetit
- 17:26 Tërmet i fortë godet Kinën, ja sa ishte magnituda