• Kreu
REPORT.AL
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
REPORT.AL
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Shoqata e Policëve të Liruar apel efektivëve: Mos iu nënshtroni presioneve politike

by Lajm Lajm
October 22, 2026
in Aktualitet, Kryesore
Shoqata e Policëve të Liruar apel efektivëve: Mos iu nënshtroni presioneve politike
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Shoqata e Policëve të Liruar (SHPPL-2013) ka reaguar lidhur me protestat që po zhvillohen në vend, duke shprehur shqetësimin për përdorimin joproporcional të forcës nga Policia e Shtetit ndaj të rinjve, gjimnazistëve dhe të miturve.

Përmes një deklarate publike, Shoqata u ka bërë thirrje drejtuesve të Policisë së Shtetit dhe efektivëve të respektojnë ligjin, të tregojnë vetëpërmbajtje dhe të garantojnë të drejtat e qytetarëve gjatë tubimeve.

Reagimi vjen në prag të protestës kombëtare të paralajmëruar për të shtunën, më 24 tetor, ku Shoqata u bën thirrje anëtarëve të saj dhe qytetarëve të bashkohen në mbështetje të studentëve dhe të rinjve.

“Asnjë urdhër, presion apo interes politik nuk mund të qëndrojë mbi ligjin! Çdo veprim jashtë kornizës ligjore cenon të drejtat e qytetarëve dhe dëmton besimin e publikut te Policia e Shtetit”, thuhet në deklaratë.

Shoqata i është drejtuar veçanërisht Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, duke i kujtuar përgjegjësinë për të garantuar zhvillimin paqësor të protestës së së shtunës.

Në deklaratë nënvizohet se qytetarët kanë të drejtë të shprehin pakënaqësitë e tyre, ndërsa Policia ka detyrimin të mbrojë këtë të drejtë dhe jo ta pengojë në mënyrë të kundërligjshme.

Një mesazh i drejtpërdrejtë u është përcjellë edhe punonjësve të Policisë, të cilëve u kërkohet të mos e identifikojnë autoritetin e uniformës me përdorimin e forcës.

“Mos harroni se uniforma që mbani përfaqëson ligjin dhe përgjegjësinë ndaj qytetarëve. Autoriteti juaj nuk qëndron te forca që përdorni, por te profesionalizmi, vetëkontrolli dhe respektimi i ligjit”, thuhet më tej.

Në përfundim, SHPPL-2013 u bën thirrje anëtarëve të saj dhe qytetarëve të marrin pjesë në mënyrë paqësore në protestën e 24 tetorit, në mbështetje të studentëve dhe rinisë.

Reagimi i plotë:

SHPPL – 2013
📢 THIRRJE PËR PJESËMARRJE QYTETARE DHE APEL PËR POLICINË E SHTETIT

Shoqata e Policëve të Liruar (SHPPL-2013) po ndjek me shqetësim zhvillimet e fundit në vend dhe shpreh kundërshtimin e saj ndaj çdo përdorimi joproporcional të forcës nga uniformat e shtetit ndaj të rinjve, gjimnazistëve, vajzave dhe të miturve.

Policia e Shtetit ka ligje, rregullore dhe protokolle që detyrohet t’i zbatojë me profesionalizëm dhe paanshmëri. Janë pikërisht këto norma që garantojnë sigurinë publike, mbrojnë të drejtat e qytetarëve dhe sigurojnë që Policia të jetë në shërbim të ligjit dhe të shoqërisë.

Asnjë urdhër, presion apo interes politik nuk mund të qëndrojë mbi ligjin!

Çdo veprim jashtë kornizës ligjore cenon të drejtat e qytetarëve dhe dëmton besimin e publikut te Policia e Shtetit.

Për këtë arsye, i bëjmë thirrje drejtuesve të Policisë së Shtetit të ushtrojnë përgjegjësitë e tyre ligjore dhe të garantojnë që çdo efektiv të veprojë me vetëpërmbajtje, profesionalizëm dhe respekt të plotë për të drejtat e njeriut.

📢 NJË MESAZH I VEÇANTË PËR DREJTORIN E PËRGJITHSHËM TË POLICISË SË SHTETIT!

Të shtunën, më 24 tetor, është njoftuar një protestë kombëtare. Detyra juaj është të garantoni ushtrimin e së drejtës për tubim dhe protestë paqësore, duke vepruar në mënyrë të paanshme dhe në përputhje me ligjin.

Qytetarët kanë të drejtë të shprehin lirshëm mendimet dhe pakënaqësitë e tyre. Policia ka detyrimin ta mbrojë këtë të drejtë, jo ta pengojë atë në mënyrë të kundërligjshme.

Të nderuar efektivë të Policisë së Shtetit!

Mos harroni se uniforma që mbani përfaqëson ligjin dhe përgjegjësinë ndaj qytetarëve. Autoriteti juaj nuk qëndron te forca që përdorni, por te profesionalizmi, vetëkontrolli dhe respektimi i ligjit.

Çdo shkelje duhet të trajtohet me seriozitet dhe çdo përgjegjësi ligjore duhet të përcaktohet sipas procedurave përkatëse.

✊ THIRRJE PËR TË GJITHË ANËTARËT E SHPPL-2013 DHE QYTETARËT!

Të shtunën, le të jemi pranë studentëve dhe rinisë, në mbështetje të së drejtës për të protestuar, të dinjitetit qytetar dhe të shtetit të së drejtës.

Të bashkohemi me vendosmëri, përgjegjësi dhe në mënyrë paqësore, për një shoqëri ku ligji është i barabartë për të gjithë.

POLICIA NË SHËRBIM TË QYTETARIT, JO MBI QYTETARIN!

🇦🇱 SHPPL – 2013
Për ligjin, për qytetarin, për dinjitetin!

Tags: policiProtestë
Previous Post

Shoqata e Prokurorëve përplaset me Ballën: “Mos cenoni pavarësinë e prokurorit!”

Lajm Lajm

Lajm Lajm

TË FUNDIT

Shoqata e Policëve të Liruar apel efektivëve: Mos iu nënshtroni presioneve politike

Shoqata e Policëve të Liruar apel efektivëve: Mos iu nënshtroni presioneve politike

October 22, 2026
Shoqata e Prokurorëve përplaset me Ballën: “Mos cenoni pavarësinë e prokurorit!”

Shoqata e Prokurorëve përplaset me Ballën: “Mos cenoni pavarësinë e prokurorit!”

October 22, 2026
SPAK sekuestron “Check Taxi” në Tiranë, ja dyshimet ndaj kompanisë

SPAK sekuestron “Check Taxi” në Tiranë, ja dyshimet ndaj kompanisë

October 22, 2026
Ngacmuan dy vajza në protestën para Kryeministrisë’, Kalaja dhe Doçi kallëzojnë efektivët në AMP

Ngacmuan dy vajza në protestën para Kryeministrisë’, Kalaja dhe Doçi kallëzojnë efektivët në AMP

October 22, 2026
Tensionet në seancë, PS kërkon përjashtim nga Kuvendi për 20 deputetë të PD

Tensionet në seancë, PS kërkon përjashtim nga Kuvendi për 20 deputetë të PD

October 22, 2026
Koceku: Rama fsheh dhunën ndaj studentëve pas shifrave të protestave në Europë

Koceku: Rama fsheh dhunën ndaj studentëve pas shifrave të protestave në Europë

October 22, 2026
“Çaf-çuf, treni i gjatë, veç për Edin vjen çdo natë”, të rinjtë ironizojnë Ramën

“Çaf-çuf, treni i gjatë, veç për Edin vjen çdo natë”, të rinjtë ironizojnë Ramën

October 22, 2026
DW: Pse u përshkallëzuan protestat studentore në Shqipëri?

DW: Pse u përshkallëzuan protestat studentore në Shqipëri?

October 22, 2026
Autobusi me turistë përplaset me automjetin në aksin Berat–Lushnjë, disa të lënduar

Autobusi me turistë përplaset me automjetin në aksin Berat–Lushnjë, disa të lënduar

October 22, 2026
Policia mohon mesazhet kërcënuese ndaj mësuesve dhe pedagogëve: Nuk janë dërguar nga ne

Policia mohon mesazhet kërcënuese ndaj mësuesve dhe pedagogëve: Nuk janë dërguar nga ne

October 22, 2026

REPORT.AL

Portali report.al është një media online e pavarur që sjell lajme, analiza dhe informacione të sakta në kohë reale. Me fokus tek transparenca dhe vërtetësia, portali synon t’u ofrojë lexuesve shqiptarë një burim të besueshëm lajmesh nga politika, ekonomia, shoqëria dhe ngjarjet ndërkombëtare.

RUBRIKAT

  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

MË TË KLIKUARAT

  • Djegia e makinës në aksin Kardhiq–Delvinë, ndërron jetë te Trauma 37-vjeçari /EMRI

    Djegia e makinës në aksin Kardhiq–Delvinë, ndërron jetë te Trauma 37-vjeçari /EMRI

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Atentati në Tiranë, zbulohet identiteti i viktimës

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sa kushton jetesa për një të ri në Tiranë, si u trefishuan kostot në pak vjet

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

© 2025 REPORT.AL

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport

© 2025 REPORT.AL