Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Merz nga Mali i Zi: Dhuna nuk duhet të jetë kurrë alternativë, historia do t’i gjykojë ata që përçajnë

    Manjani prezanton paketën me 4 shtylla për të rinjtë, synohen deri në 16 mijë përfitues

    Van Gaal shpërthen ndaj UEFA-s: Është një botë e vogël e korruptuar

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Merz nga Mali i Zi: Dhuna nuk duhet të jetë kurrë alternativë, historia do t’i gjykojë ata që përçajnë
    Botë

    Merz nga Mali i Zi: Dhuna nuk duhet të jetë kurrë alternativë, historia do t’i gjykojë ata që përçajnë

    October 22, 2026

    Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka bërë thirrje për dialog, stabilitet politik dhe vijimin e reformave në Ballkanin Perëndimor, duke theksuar se dhuna dhe polarizimi nuk mund të jenë zgjidhje për sfidat me të cilat përballen vendet e rajonit dhe Evropa.

    Gjatë fjalës së tij në Samitin e Procesit të Berlinit, që po zhvillohet në Mal të Zi, Merz mori pjesë në seancën plenare me temë “Një rajon në lëvizje: Ballkani Perëndimor duke formësuar të ardhmen e përbashkët të Evropës”.

    Kreu i qeverisë gjermane u ndal te protestat në vende të ndryshme të Evropës dhe të Ballkanit Perëndimor, duke nënvizuar se ato përcjellin mesazhin se procesi i zgjerimit të Bashkimit Evropian duhet të vijojë dhe të sjellë përfitime konkrete për qytetarët.

    “Të gjithë i shohim protestat në mbarë rajonin, në mbarë Evropën dhe në vendet tona. Dhe këto protesta japin një mesazh të qartë: duhet të vazhdojmë me procesin e zgjerimit dhe duhet të sigurohemi që qytetarët tanë të përfitojnë prej tij”, deklaroi Merz.

    Kancelari gjerman theksoi se, pavarësisht situatave politike dhe tensioneve që mund të shoqërojnë protestat, dhuna nuk duhet të përdoret në asnjë rrethanë si alternativë.

    “Më lejoni të jem i qartë për dy çështje. Së pari, kur përballemi me protesta në BE apo këtu në rajon, dhuna nuk duhet të jetë kurrë një alternativë nga asnjëra palë. Së dyti, për përmbushjen e gjithë këtyre është veçanërisht e vështirë nëse e kaluara na mban tërësisht peng”, u shpreh ai.

    Merz nënvizoi gjithashtu se retorika përçarëse dhe polarizimi politik pengojnë krijimin e një Evrope më të sigurt, më të lirë dhe më të begatë.

    “Retorika përçarëse apo polarizimi në rritje nuk do të na çojnë në një Evropë më të sigurt, më të lirë dhe më të begatë. Dhe historia nuk do t’i gjykojë me dashamirësi ata që përçajnë në këto kohë të ndërlikuara”, përfundoi kancelari gjerman.

    Deklaratat e Merz në Samitin e Procesit të Berlinit vënë në fokus rëndësinë e dialogut politik, shmangien e përshkallëzimit të konflikteve dhe vazhdimin e procesit të integrimit evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

    Merz
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Merz nga Mali i Zi: Dhuna nuk duhet të jetë kurrë alternativë, historia do t’i gjykojë ata që përçajnë

    October 22, 2026

    Manjani prezanton paketën me 4 shtylla për të rinjtë, synohen deri në 16 mijë përfitues

    October 22, 2026

    Van Gaal shpërthen ndaj UEFA-s: Është një botë e vogël e korruptuar

    October 22, 2026

    Zbardhen detaje nga mbërritja e 10 personave në Rinas, pritet transferimi në Gjadër

    October 22, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Një takim i papritur mund të ndryshojë gjithçka: Horoskopi i së dielës për 12 shenjat

    10 tetori sjell një fillim të ri: këto shenja të horoskopit duhet të lënë pas të shkuarën

    Dashuria, flirtet dhe surprizat financiare: Ja çfarë kanë rezervuar yjet për këtë të diel

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.