Kurti poston takimi me Merz në Mal të Zi: Askush nuk mund ta mbajë peng rajonin! Investimet gjermane në Kosovë arrijnë 1,5 miliardë euro

22 Tetor 2026 | 18:23

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shfrytëzuar Samitin e 13-të të Procesit të Berlinit në Mal të Zi për të vënë në fokus bashkëpunimin rajonal, zbatimin e marrëveshjeve mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe forcimin e lidhjeve ekonomike me Gjermaninë.

Në një postim pas takimit me kancelarin gjerman Friedrich Merz, Kurti bëri të ditur se ka marrë urimet e tij për mandatin e ri qeverisës. Takimi vjen në një moment kur Bundestagu ka vendosur që trupat gjermane të vazhdojnë qëndrimin në Kosovë, në kuadër të misionit paqeruajtës të KFOR-it.

Duke rikujtuar nisjen e Procesit të Berlinit në vitin 2014, Kurti vlerësoi rolin e Gjermanisë në krijimin e një platforme ku gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor trajtohen në mënyrë të barabartë dhe bashkëpunojnë për çështje me interes të përbashkët.

Kryeministri kosovar veçoi marrëveshjet për lëvizjen me letërnjoftime dhe njohjen e diplomave, të cilat, sipas tij, Kosova i ka zbatuar tërësisht. Ai u bëri thirrje edhe vendeve të tjera që të përmbushin angazhimet e tyre, duke përcjellë një mesazh të drejtpërdrejtë për bashkëpunimin rajonal.

“Të gjithë duhet të bëjnë të njëjtën gjë, sepse askush nuk mund ta mbajë peng rajonin”, shkroi Kurti.

Një tjetër pikë e rëndësishme e mesazhit të tij ishte bashkëpunimi ekonomik me Gjermaninë. Sipas shifrave të bëra publike nga kryeministri, investimet e drejtpërdrejta gjermane në Kosovë arrijnë në rreth 1,5 miliardë euro, nga të cilat 62% janë realizuar vetëm gjatë pesë viteve të fundit.

Kurti theksoi se mundësitë për investime dhe partneritet mbeten të mëdha në sektorët e industrisë, energjisë, transportit, teknologjisë së informacionit dhe komunikimit, si dhe arsimit profesional.

Në vijim të këtij bashkëpunimi, Prishtina do të presë javën e ardhshme Forumin e tretë Ekonomik Gjermano-Kosovar, një tjetër mundësi për të nxitur lidhjet mes bizneseve dhe investitorëve të dy vendeve.

Në përfundim të mesazhit të tij, Kurti riafirmoi orientimin evropian të Kosovës, duke e cilësuar Gjermaninë si pjesë të së ardhmes evropiane të vendit dhe duke falënderuar kancelarin Friedrich Merz.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidentja Shiroka-Pula kthen për rishqyrtim Ligjin për Specialen dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka marrë vendim për kthimin në rishqyrtim në Kuvendin e Republikës së Kosovës të Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin...
18:16 | 22/10/2026

PDK letër presidentes Pula, kërkojnë rishqyrtimin në Kuvend të ligjit për Specialen

Partia Demokratike e Kosovës, PDK i ka dërguar këtë të enjte një letër zyrtare Presidentes së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, përmes së cilës i kërkon rikthimin...
17:18 | 22/10/2026

Kurti nga Budva: Radoiçiç bredh i lirë dhe mbrohet nga Serbia, sulmi në Banjskë meriton përgjigje kolektive

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti këtë të enjte ka marrë pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit në Budva të Malit të Zi. Kurti gjatë...
16:10 | 22/10/2026