Vendosni fjalën kyçe....

Studentët vijojnë të qëndrojnë para Kryeministrisë, kërkojnë largimin e Ramës


Studentët dhe qytetarët kanë vijuar edhe këtë të enjte, më 22 tetor, protestën kundër qeverisë, në ditën e dhjetë të revoltës.

Protesta maratonë nisi në orën 09:00 përpara Kuvendit, ku gjatë seancës parlamentare pati edhe tensione, ndërsa deputetët diskutuan për zhvillimet e protestës.

Pas qëndrimit përpara Parlamentit, protestuesit janë zhvendosur drejt Kryeministrisë, ku numri i pjesëmarrësve është shtuar ndjeshëm. Kërkesa kryesore e studentëve mbetet largimi i kryeministrit Edi Rama.

Ndërkohë, për të shtunën është thirrur një protestë e madhe kundër qeverisë, në vijim të mobilizimit të studentëve dhe qytetarëve.