Trump: Irani po bën gjithçka që mundet për të rritur çmimet e naftës

22 Tetor 2026 | 18:39

Presidenti amerikan, Donald Trump përmes një postimi në “Truth Social” akuzoi Iranin se po përpiqet në çdo mënyrë të rrisë çmimin e naftës para zgjedhjeve të mesit të mandatit më 3 nëntor.

Ai shkruan se Teherani po organizon sulme të rreme sepse tani po kalon më shumë naftë sesa po kalonte para sulmit SHBA-Izrael.

Trump e ka cilësuar regjimin në Iran si “regjim satanik” që po vazhdon të vrasë protestues. Sipas tij, 75,000 protestues kanë humbur jetën në më pak se shtatë muaj. Trump në fund shkruan me shkronja të mëdha se Irani nuk mund të ketë dhe nuk do të ketë kurrë armë bërthamore.

“ Irani po bën gjithçka që mundet për të rritur çmimin e naftës para zgjedhjeve të mesit të mandatit në SHBA. Ata madje shkojnë aq larg sa organizojnë sulme të rreme, vendosin mina dhe gjithçka tjetër sepse tani po kalon më shumë naftë përmes Ngushticës së Hormuzit sesa para se të fillonte konflikti. Ata vazhdojnë të vrasin protestues dhe këdo tjetër që u del në rrugë.

Është vërtet një regjim satanik dhe mund të shpresoj vetëm që publiku amerikan dhe bota në përgjithësi ta kuptojnë sa SATANIK është!” 75,000 protestues kanë humbur jetën në më pak se shtatë muaj. Është tronditëse që bota, përfshirë Demokratët, duket se nuk interesohet. Irani nuk mund të ketë kurrë armë bërthamore dhe nuk do të ketë kurrë armë bërthamore”, shkruan ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Hegseth dha autorizimin që të testohet në kufirin SHBA-Meksikë, çfarë është sistemi ‘rrezja e nxehtësisë’?

Sekretari amerikan i mbrojtjes, Pete Hegseth thuhet se nënshkroi një memorandum muajin e kaluar duke i lejuar Departamentit të Sigurisë Kombëtare, DHS të testojë një...
18:28 | 22/10/2026

Infekton kafshët, virusi Shamonda zbulohet për herë të parë tek njeriu! Nisin hetimet në Francë

Një burrë në Francë është bërë personi i parë që është infektuar me virusin Shamonda, ndërsa hetimet janë duke u zhvilluar për të zbuluar nëse...
17:57 | 22/10/2026

Tërmet i fortë godet Kinën, ja sa ishte magnituda

Një tërmet me magnitudë 7 ballë goditi të enjten Tibetin e Kinës rreth orës 22:33 sipas orës lokale. Lajmin e konfirmoi Qendra e Rrjeteve të...
17:26 | 22/10/2026