Gazetari Bledian Koka shprehet se për dhunën brutale të policisë ndaj studentëve protestues reaguan senatorë dhe kongresmenë amerikanë.
I ftuar në ‘Task Force’ në Syri Tv, Koka tha se ata para se të marrin vendime, i lexojnë vendimet që merren në Shqipëri për të kuptuar se kush po e ushtron dhunën.
Fakti që studentët prej 10 ditësh dolën në shesh, pati reagime dhe nga ana e ndërkombëtarëve sepse ata kanë arritur më në fund ta shohin qartë se ku qëndrojnë qytetarët shqiptarë, ku qëndron shqetësimi i tyre, papërgjegjshmëria dhe propaganda e Edi Ramës.
Po ashtu Koka foli edhe për një takim të tensionuar dhe tejet të vështirë të Ramës në Budva, aty ku u mbajt samiti i Procesit të Berlinit me liderët e rajonit dhe iniciuesit e këtij samiti.
Sepse sot kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste doli dhe tha ç'janë këta prokurorë që lirojnë qytetarët edhe kur s'kanë prova. Pra baza kjo ishte, sepse vendimi i të gjithë lirimeve që janë bërë gjatë ditës së sotme, sidomos edhe të shumë të miturve, pra sot janë liruar dhe shumë të mitur, ka qenë dhe ka ardhur si shkak i faktit që prokurorët nuk gjejnë dot prova tek mënyra se si arrestohen e shoqërohen. Dhe kjo në fakt është nga ana tjetër, në të njëjtën kohë, pse është shqetësuese për qeverinë, sepse qartazi këto dokumente, ky lloj konstatimi që bën prokuroria e përgjithshme, tregon se kush po e ushtron realisht dhunën, kush po e bën realisht shpërpjesëtimin në raport me atë që ndodh në shesh dhe kush po i dhunon qytetarët edhe kur ata s'kanë faj, ose kush po i shoqëron ata edhe kur s'kanë faj, por edhe kur janë të mitur, dy. Pra vendimet e prokurorit janë edhe vendime të cilat po i referohen edhe shumë reagime që ne po shohim këto kohë.
Sepse asnjë reagim që vjen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sidomos kur flasim për kongresmenë dhe senatorë, sigurisht që ata para se të marrin vendime edhe i lexojnë vendimet që merren në Shqipëri, pra për të kuptuar se kush po e ushtron dhunën. Dhe sepse ne nuk po flasim për zëdhënësit e Edi Ramës, po flasim për senatorë dhe kongresmenë të cilët si me thënë përfaqësojnë fuqi politike konkrete në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, po ose dhe atyre që si me thënë kemi edhe bashkëbisedimin...
Po përfshirë edhe deklaratën e parë të prezencës së OSBE-së, në fakt prezencës së Komisionit Europian në Tiranë. Dhe deklarata e parë, e ditës së parë, sepse duket sikur kanë kaluar 10 vjet, por në fakt kanë kaluar 10 ditë, dhe dimensionet e zhvillimit kanë qenë shumë të mëdha. Edhe ato deklarata kanë qenë goxha kritike dhe në fakt si me thënë kishin një target të drejtpërdrejtë. Pra unë nuk mendoj se ka ndonjë dyshim se kush e ka ushtruar dhunën, pse e ka ushtruar dhunën dhe kush është ai që ndërkohë që u tregon qytetarëve shqiptarë kërbaçin, dhunën e policisë, u thotë hajde dialogojmë. Pra këtu nuk ka, sepse ai nuk është se ka ndonjë turp po themi për ta bërë këtë gjënë, sepse kështu e ka ndërtuar qeverinë e tij.
I ka dhunuar qytetarët shqiptarë duke ia kanabizuar vendin, duke i ndërtuar inceneratorë që nuk ekzistojnë, duke u marrë paratë për të ndërtuar rrugë që prishen, duke u marrë paratë, duke e lënë rininë e fjetur, apo duke e lënë Belinda Ballukun që të qeverisë për pesë vjet e vetme Shqipërinë. Pra të gjitha këto çmenduri, të gjitha këto lloj përdhunime, me ligj por përdhunime mbeten gjithsesi të bëra, i ka bërë Edi Rama. Dhe prandaj qytetarët për 10 ditë dolën në shesh dhe prandaj si me thënë mendoj që shumë reagime kanë ardhur nga ana e ndërkombëtarëve sepse ata kanë arritur më në fund ta shohin qartë se ku qëndrojnë qytetarët shqiptarë, ku qëndron shqetësimi i tyre dhe ku qëndron papërgjegjshmëria dhe propaganda e Edi Ramës.
Dhe prandaj me shumë gjasa ajo vajtja sot në Budva dhe ai takimi i liderëve mund të konsiderohet si një nga takimet më problematike që ka pasur Edi Rama, po besoj në orët dhe në ditët në vazhdim do të kuptojmë diçka më shumë për këtë që po të them. Jo s'ka qenë i lehtë, ka qenë ndër më të vështirët që ka pasur ndonjëherë. Nuk e dimë se çfarë do të ndodhi, por besoj deri të hënën do të duhet të arrijmë të kuptojmë diçka rreth kësaj. Kam një informacion i cili më thotë që takimi ka qenë goxha i tensionuar, ose prezenca e tij në Budva ka qenë shumë e tensionuar, shumë e sforcuar dhe si me thënë për të kuptuar gjithë atë që ka ndodhur në Budva, si me thënë, ai prodhoi dhe prodhoi provokimin e radhës. Pra, Edi Rama e di fare mirë ç'do të thotë të marrësh një fotoportret zyrtar...
© SYRI.net
VIDEO/ Fox News i jep ‘zë’ protestës së opozitës: Deputetët me fotot e studentëve të plagosur nga Policia
Burimi: Në Shqipëri kryengritja, kundër korrupsionit! S’ka ngjashmëri me protestat në Francë
LE FIGARO: Opozita proteston në Parlament kundër dhunës ndaj studentëve, të shtunën pritet protestë kombëtare