• Kontakt
Thursday, October 22, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Bardhi i përgjigjet Ballës: Ku është drejtësia për Ballukun?

19:01 : 22/10/2026
në AKTUALITET, Lajmet e Dites, POLITIKE

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar ashpër ndaj Taulant Ballës, duke e akuzuar për presion ndaj prokurorit të Tiranës, Arbër Berexha.

Në një deklaratë publike, Bardhi e cilëson reagimin e Ballës si sulm ndaj prokurorisë dhe pretendon se deputeti socialist po përpiqet të ndikojë në mënyrën se si duhet të veprojë drejtësia.

Sipas Bardhit, vendimet e gjykatave gjatë 10 ditëve të fundit, përmes të cilave janë vlerësuar si të paligjshme disa arrestime të kryera nga Policia e Shtetit, tregojnë se institucionet e drejtësisë duhet të veprojnë pa presion politik.

Ai deklaron se vetëm gjatë ditës së sotme, nga 38 personat që dolën para gjykatës për caktimin e masës së sigurisë, të 38 janë liruar, ndërsa në 33 raste arrestimet janë vlerësuar si të paligjshme.

Bardhi rikthen gjithashtu akuzat ndaj Ballës për ndërhyrje të pretenduar në prokurori lidhur me heqjen e sekuestros ndaj pronave që, sipas tij, lidhen me Suel Çelën, kreun e organizatës kriminale në Elbasan. Ai thotë se këto pretendime i ka ngritur më herët bazuar në përgjimet e SKY ECC.

Një pjesë të reagimit, kreu i grupit parlamentar të PD-së ia kushton edhe çështjes së të miturve dhe studentëve të arrestuar gjatë protestave, duke akuzuar mazhorancën për standarde të dyfishta në raport me drejtësinë.

Sipas tij, ndërsa për të rinjtë kërkohen masa të rënda, për zyrtarët e pushtetit kërkohet trajtim më i butë. Në këtë kontekst, ai përmend edhe Belinda Ballukun, ndaj së cilës pretendon se janë ngritur akuza për 15 vepra penale.

REAGIM I KRYETARIT TË GRUPIT PARLAMENTAR TË PD, GAZMENT BARDHI

Dënoj me forcë sulmin e Taulant Ballës, avokatit të Suel Çelës, ndaj prokurorit të Tiranës, Arbër Berexha.

Gjatë këtyre 10 ditëve, prokurorë dhe gjyqtarë të Republikës kanë treguar se ligji ka kufij të qartë dhe se askush nuk mund të qëndrojë mbi të. Vendimet e tyre, përmes të cilave dhjetëra arrestime të kryera nga Policia e Shtetit janë vlerësuar si të paligjshme, dëshmojnë se përgjegjshmëria institucionale duhet vlerësuar dhe respektuar, jo sulmuar dhe intimiduar.

Vetëm sot, nga 38 personat që dolën para gjykatës për caktimin e masës së sigurisë, të 38 janë liruar, ndërkohë që në 33 raste gjykata i ka vlerësuar arrestimet si të paligjshme.

Është thellësisht shqetësues fakti që një person, të cilin, bazuar në përgjimet e SKY ECC, e kam akuzuar publikisht për ndërhyrje në Prokurori me qëllim ndikimin në vendimmarrjen për heqjen e sekuestros ndaj pronave të lidhura me kreun e organizatës kriminale të Elbasanit, Suel Çela, sot i lejon vetes t’i tregojë një prokurori të Republikës se si duhet të veprojë. Madje, edhe se si duhet të mbajë në burg, pa prova dhe pa bazë ligjore, fëmijë e studentë.

Lexo edhe:

Balla akuzoi prokurorin që liroi protestuesit për lidhje me PD/ Shoqata e Prokurorëve: Presion

Kërkohet përjashtimi i 20 deputetëve demokratë, Bardhi: PS po tregon frikë nga qytetarët dhe opozita

Në vend që Taulant Balla të japë llogari para Prokurorisë, ai gjen kurajën t’i kërkojë llogari asaj. Çfarë paradoksi!

Por këtu zbulohet edhe standardi i dyfishtë i mazhorancës: për fëmijët dhe studentët kërkohet burg, pa prova dhe pa bazë ligjore, ndërsa kur bëhet fjalë për Belinda Ballukun, ndaj së cilës janë ngritur akuza për 15 vepra të rënda penale, paraburgimi shpallet papritur një shqetësim madhor. Për qytetarët kërkohet ashpërsi, ndërsa për të pushtetshmit kërkohet lehtësi. Për të rinjtë kërkohet burg, ndërsa për njerëzit e pushtetit kërkohet liri.

Drejtësia nuk mund të jetë e rreptë me të dobëtit dhe e butë me të fortët. Ligji nuk mund të interpretohet sipas interesave politike, as prokurorët dhe gjyqtarët nuk mund të bëhen objekt sulmesh sa herë që vendimet e tyre nuk u pëlqejnë njerëzve të pushtetit.

Mjeranë! Koha kur qytetarët mund të frikësoheshin me kërcënimin e burgut po merr fund. Asnjë sulm politik nuk mund ta zëvendësojë ligjin dhe asnjë presion nuk mund ta kthejë drejtësinë në pronë të pushtetit. Harrojeni!

Etiketa: Arbër Berexhagazment bardhiTaulant Balla

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Balla akuzoi prokurorin që liroi protestuesit për lidhje me PD/ Shoqata e Prokurorëve: Presion

17:24 : 22/10/2026
AKTUALITET

Kërkohet përjashtimi i 20 deputetëve demokratë, Bardhi: PS po tregon frikë nga qytetarët dhe opozita

16:56 : 22/10/2026
AKTUALITET

Noka përplaset me Ballën, i heq mikrofonin dhe i hedh letra në fytyrë

10:30 : 22/10/2026
AKTUALITET

Arrestimet të paligjshme/ Prokurori Arbër Berexha liron menjëherë protestuesit

13:07 : 21/10/2026
AKTUALITET

Bardhi krahason Ramën me Lukashenkon: Kur diktatorët flasin për dialog, kërkojnë kohë por jo zgjidhje!

12:34 : 20/10/2026
AKTUALITET

Bonusi 2,500 euro për policinë, Bardhi: Rama po e përdor si mburojë të pushtetit

18:17 : 19/10/2026

TË GJITHA

Bardhi i përgjigjet Ballës: Ku është drejtësia për Ballukun?

19:01 : 22/10/2026

Rama nis “spastrimet”! U kërkon ministrave dorëheqjet e të gjithë drejtorëve të institucioneve

18:54 : 22/10/2026

Të shtunën studentët mblidhen për protestë kombëtare para Ministrisë së Arsimit

18:52 : 22/10/2026

“Rama dhe Berisha në aleancë të heshtur”/ Salianji: Studentët kërcënohen, policia shpërblehet

18:39 : 22/10/2026

Kosova heton 10 të dyshuar për kontrabandë me mallra në veri të vendit

18:36 : 22/10/2026

Infekton kafshët, virusi Shamonda zbulohet për herë të parë tek njeriu! Nisin hetimet në Francë

18:27 : 22/10/2026

Shenja të koduara dhe role të ndara, si organizohen studentët përballë tensioneve në protesta

18:24 : 22/10/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com