157 mijë euro për rikonstruksionin e 15 banesave të familjeve në nevojë në Delvinë

157 mijë euro për rikonstruksionin e 15 banesave të familjeve në nevojë në Delvinë

Pesëmbëdhjetë banesa të familjeve në nevojë në qytetin e Delvinës dhe në fshatrat Bamatat, Vanë e Vllahat janë përfshirë në një projekt për përmirësimin e kushteve të banimit. Bashkia Delvinë ka shpallur tenderin me fond limit 11 860 012 lekë pa TVSH, që me TVSH arrin në 14 232 014 lekë, ose rreth 157 mijë euro. Afati i parashikuar për realizimin e punimeve është 9 muaj.

Sipas relacionit teknik, pjesa më e madhe e banesave përfituese ndodhet në lagjen “9 Tetori”, ku parashikohen ndërhyrje në 8 banesa. Në lagjen “Lejla Malo” do të përmirësohen 2 banesa, ndërsa në lagjen “Sinan Ballaci” është përfshirë 1 banesë. Projekti shtrihet edhe në fshatra, me 2 banesa në Bamatat, 1 në Vanë dhe 1 në Vllahat.

Dokumentacioni përshkruan banesa me probleme të theksuara nga lagështira, çati të dëmtuara dhe tavane të plasaritura. Në disa prej tyre, dyert dhe dritaret janë të thyera apo të kalbura dhe janë mbuluar me plastmasë për t’u mbrojtur nga shiu dhe era. Për një pjesë të banesave, specialistët kanë vlerësuar amortizim nga 50 deri në 80 për qind.

Punimet ndryshojnë sipas gjendjes së secilës banesë. Në disa raste parashikohet ndërtimi i çative me konstruksion druri dhe mbulesë me tjegulla, ndërsa në të tjera do të kryhet hidroizolimi i soletave për të ndaluar depërtimin e ujit. Për banesat me çati të rrënuara, relacioni evidenton edhe dëmtime të tavaneve të shkaktuara nga lagështira.

Ndërhyrjet përfshijnë gjithashtu riparimin e suvave, shtrimin e dyshemeve me pllaka, lyerjen e ambienteve dhe zëvendësimin e dyerve e dritareve, sipas preventivëve përkatës. Në banesat ku janë konstatuar mangësi në kushtet sanitare, parashikohen punime hidraulike dhe pajisja e banjave me lavaman, dush, WC dhe boiler.

Projekti bashkëfinancohet nga Bashkia Delvinë dhe Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, në kuadër të programit të investimeve të strehimit për vitin 2026. Shuma e publikuar është fondi limit i tenderit, ndërsa vlera përfundimtare e kontratës do të përcaktohet nga rezultati i prokurimit. Saranda Web

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

3.6 milionë euro për rrugën “Idriz Alidhima” në Sarandë, por pa ndërhyrje në kanalizimet e ujërave të zeza
Lexoni më shumë
Nga Tirana drejt Mamurrasit me 126 doza kokainë, arrestohet 31-vjeçari nga Saranda
Lexoni më shumë
Ndeshja ndaj Patosit, Butrinti ndëshkohet rëndë nga Komisioni i Disiplinës
Lexoni më shumë
PD Sarandë mbledh Kryesinë për protestat në Tiranë, por hesht për problemet e qytetit të vet
Lexoni më shumë
Legalizimet e banesave: si të merrni faturën e truallit online dhe kush përfiton ulje
Lexoni më shumë
8 ligjvënës amerikanë ngrenë zërin për Shqipërinë: Ndalni dhunën ndaj protestuesve, luftoni korrupsionin
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.