
Kryeministri Rama ka kërkuar dorëheqjen e të gjithë drejtorëve të institucioneve në ministritë e qeverisë, shkruan Shqiptarja.
Ai u ka thënë ministrave që të kërkojnë dorëheqjet e drejtorëve. Masa duket e ngjashme me atë të korrikut 2025, pak muaj pas zgjedhjeve të përgjithshme të 11 majit. Asokohe ai mblodhi kryebashkiakët e vendit dhe u kërkoi të largonin drejtorët në bashki.
Lëvizja vjen teksa vendi është përfshirë prej disa ditësh nga protestat e dhunshme. Kryeministri Rama ndodhet në Budva të Malit të Zi ku po merr pjesë në samitin e Procesit të Berlinit.