Vendosni fjalën kyçe....

Kongresmeni republikan Mike Lawler: Qeveria të ndalë dhunën, jam në krah të popullit shqiptar


Kongresmeni republikan Mike Lawler i shtohet listës së zyrtarëve amerikanë që i kanë kërkuar qeverisë së kryeministrit Rama të ulë tensionet dhe të ndalë dhunën ndaj protesuesve paqësorë.

Ai shkruan se qëndron në krah të popullit shqiptar dhe të lirisë së shprehjes së pikëpamjes së çdo qytetari.

“Kam dëgjuar shqetësimet e bashkëkombësve të mi shqiptaro-amerikanë në distriktin e 17-të të Nju-Jorkut (NY-17), të cilët janë thellësisht të shqetësuar për protestat e vazhdueshme në Shqipëri dhe për atë që ato nënkuptojnë për të ardhmen e demokracisë në vend. Unë qëndroj në krah të zgjedhësve të mi dhe të popullit shqiptar.

Çdo qeveri, veçanërisht qeveritë e vendeve demokratike dhe aleate të NATO-s, duhet të respektojë të drejtën e qytetarëve të saj për të protestuar në mënyrë paqësore dhe për të shprehur pikëpamjet e tyre. I bëj thirrje qeverisë shqiptare të ulë menjëherë tensionet dhe t’i japë fund përdorimit të forcës kundër protestuesve paqësorë.” – shkruan Lawler në X.