Në Klinikën e Urologjisë në Shkup janë kryer 15 transplantime të veshkave këtë vit, edhe tri të tjera deri në fund të vitit

Në Klinikën Universitare të Urologjisë këtë vit janë kryer 15 transplantime të veshkave, krahasuar me 11 gjatë gjithë vitit 2025. Deri në fund të vitit planifikohen edhe tri transplantime nga dhurues të gjallë.
Ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski, gjatë vizitës te tre pacientë të transplantuar së fundmi, dy nga dhurues të ndjerë dhe një nga dhurues i gjallë, falënderoi familjarët për gjestin e tyre human.
Ai theksoi se dhurimi i organeve shpëton jetë dhe u jep pacientëve mundësinë të jetojnë pa dializë.
Gjatë vizitës, ministri shoqërohej nga koordinatorja kombëtare e transplantimeve, Biljana Kuzmanovska, dhe drejtorët e klinikave të Urologjisë dhe Nefrologjisë, Bashkim Shabani dhe Nikola Gjorgjievski.
Nga
Telegrafi
3 minuta më parë
Top Lajme
Jobs
Real Estate








































