• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Të shfuqizohet sistemi zgjedhor parlamentar i vitit 2020”- Bylykbashi propozon ndryshime rrënjësore kushtetuese: Kryetarët e partive të kenë mandate të kufizuara!

by A. Q
22/10/2026 20:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, shprehet përmes një statusi në rrjetet sociale se duhet transformim rrënjësor kushtetues, institucional dhe politik në Shqipëri, duke theksuar se largimi i qeverisë nuk mjafton për të ndryshuar mënyrën se si funksionon shteti.

“Protestat e studentëve po shpërthejnë digën e fundit të tranzicionit, që rrjedhën e lirë të demokracisë e ka kthyer në kënetën e autokracisë. Regjimi dhe sistemi antikushtetues i Edi Ramës duhet të rrëzohet patjetër! Por nuk mjafton të ndryshojë qeveria. Duhet të ndryshojë sistemi kushtetues, ligjor, institucional, por edhe realiteti politik që lejon përqendrimin e pushtetit në duart e një njeriu, dobësimin e institucioneve dhe vënien e shtetit në shërbim të partisë në pushtet.

Shqipërisë i duhet një transformim kushtetues, institucional dhe politik që të ndryshojë rrënjësisht mënyrën se si fitohet, ushtrohet, kontrollohet dhe humbet pushteti.

Duhet bërë e pamundur kapja e pushteteve nga Kryeministri, Presidenti apo cilido NJËSH. Për këtë duhet të riprojektohen ndarja e pushteteve dhe mekanizmat kushtetues të kontrollit e balancës, në mënyrë që qeveria të mos imponohet mbi pushtetet e tjera dhe institucionet e pavarura”.

Bylybashki propozon të demokratizohet rrënjësisht funksionimi i partive dhe kryetarët e partive të kenë mandate të kufizuara.

“Duhet demokratizuar rrënjësisht funksionimi i partive politike. Kolegjialiteti duhet të dominojë mbi pushtetin e NJËSHIT. Kryetarët e partive duhet të kenë mandate të kufizuara dhe të mbajnë përgjegjësi për veprimet dhe dështimet politike. Koncepti i vjetëruar i liderit me mision e të pazëvendësueshëm duhet të marrë fund e të zëvendësohet nga ai i kryetarit me mandat dhe llogaridhënie. Duhet të garantohet qarkullimi demokratik në drejtimin e partive politike, duke siguruar sinergjinë mes përvojës dhe ripërtëritjes së lidershipit”.

Ndër të tjera deputeti thotë se duhet shfuqizuar sistemi zgjedhor i vitit 2020 dhe Parlamenti të mos jetë noter i qeverisë.

“Duhet shfuqizuar sistemi zgjedhor parlamentar i vitit 2020, që Rama e bëri bashkë me “Kërpëratën” e atyre që mbajtën mandatet e opozitës në vitin 2019. Sistemi i ri duhet të riprojektohet nga themeli, me konsensus e transparencë, jo si arnim i atij ekzistues, siç u bë në vitin 2024. Kontrolli parlamentar dhe roli i opozitës në këtë kontroll duhet të jenë efektivë dhe të garantuar. Parlamenti nuk duhet të jetë noter i qeverisë”.

Deputeti thekson se ndahet partia nga shteti dhe të ndalohet me ligj patronazhimi politik dhe duhet transparence në financimin dhe lobimin politik.

“Duhen garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme. Për këtë duhet të ndahet shteti nga partia në pushtet dhe nga krimi. Shteti duhet t’i shërbejë publikut në mënyrë neutrale, jo atyre që janë në pushtet apo klasës politike. Duhet të ndalohet me ligj patronazhimi politik i shtetasve nëpërmjet shtetit dhe të ndëshkohet abuzimi i partisë në pushtet: Duhet transparencë e plotë e financimit dhe lobimit politik. Korrupsioni dhe financimi i paligjshëm oligarkik apo kriminal i partive politike janë si metastazat në sistemin limfatik të demokracisë: infektojnë të gjithë trupin e shtetit dhe të shoqërisë.

Duhet ndarë shteti nga krimi. Kjo nuk arrihet pa ndarë shtetin nga partia dhe pa eliminuar kapjen e shtetit nga një dorë e vetme”.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Të shfuqizohet sistemi zgjedhor parlamentar i vitit 2020”- Bylykbashi propozon ndryshime rrënjësore kushtetuese: Kryetarët e partive të kenë mandate të kufizuara!

“Të shfuqizohet sistemi zgjedhor parlamentar i vitit 2020”- Bylykbashi propozon ndryshime rrënjësore kushtetuese: Kryetarët e partive të kenë mandate të kufizuara!

October 22, 2026
Raporti/ Në 9 muaj Doganat humbën 63.4 milionë euro nga kursi i këmbimit, çmimi i lartë i karburantit rriti të ardhurat!

Raporti/ Në 9 muaj Doganat humbën 63.4 milionë euro nga kursi i këmbimit, çmimi i lartë i karburantit rriti të ardhurat!

October 22, 2026
Pas samitit Trump-Xi, SHBA-ja ende pa zgjidhje për mineralet kritike

Pas samitit Trump-Xi, SHBA-ja ende pa zgjidhje për mineralet kritike

October 22, 2026
Përcaktohen lehtësitë financiare për legalizimet, ja si do të aplikohen faljet 30%, 50% dhe 100% për faturat e truallit

Përcaktohen lehtësitë financiare për legalizimet, ja si do të aplikohen faljet 30%, 50% dhe 100% për faturat e truallit

October 22, 2026
Gjykata Amerikane lëshon urdhër: Donald Trump duhet të dëshmojë deri më 11 dhjetor në padinë 10 miliardë dollarëshe ndaj BBC-së!

Gjykata Amerikane lëshon urdhër: Donald Trump duhet të dëshmojë deri më 11 dhjetor në padinë 10 miliardë dollarëshe ndaj BBC-së!

October 22, 2026
Protesta në Poloni kundër reformave të bllokuara të ligjit për abortin

Protesta në Poloni kundër reformave të bllokuara të ligjit për abortin

October 22, 2026
Kurti takohet me kancelarin Merz në Budva: 1,5 miliardë euro investime direkte nga Gjermania në Kosovë gjatë 5 viteve të fundit!

Kurti takohet me kancelarin Merz në Budva: 1,5 miliardë euro investime direkte nga Gjermania në Kosovë gjatë 5 viteve të fundit!

October 22, 2026
Trump i kërkoi të ndalojë sulmet ndaj rafinerive ruse të naftës, Zelensky: Jetët tona kanë më rëndësi -

Zelensky i bën thirrje presidentit Trump që të mos i heqë sanksionet ndaj Rusisë: Do të forconte Putinin!

October 22, 2026
Tërmet 7.6 ballë në Panama, paralajmërim edhe për cunami -

Tibeti tronditet nga tërmeti i fortë me magnitudë 7 ballë, raportimet e para për pasojat!

October 22, 2026
Irani vendos shtatë kushte të reja: Nuk hapim Hormuzin dhe nuk kthehemi në negociata pa garanci

Irani vendos shtatë kushte të reja: Nuk hapim Hormuzin dhe nuk kthehemi në negociata pa garanci

October 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In