SHBA-ja do të organizojë Kupën e parë Botërore të Klubeve për Femra në vitin 2028
Shtetet e Bashkuara do të presin Kupën e Botës për Klube të Grave në janar 2028, ka konfirmuar FIFA. Shtetet e Bashkuara organizuan Kupën e Botës për Klube për meshkuj në vitin 2025 dhe bashkë-organizuan Kupën e Botës për meshkuj këtë verë, me Meksikën dhe Kanadanë.
Vendi është gjithashtu gati të bashkëorganizojë Kupën e Botës për Femra me Kosta Rikën, Xhamajkën dhe Meksikën në vitin 2031.
Arsenal,Barcelona, Gotham, Club America, Corinthians, Naegohyang dhe Wuhan Jiangda gjithashtu e kanë siguruar vendin e tyre në turne.
Gjashtë klube të tjera evropiane do të zgjidhen për të përfaqësuar UEFA-n, ndërsa do të ketë nga tre klube për AFC (Azi), CAF (Afrikë), CONCACAF (Amerika e Veriut, Amerika Qendrore dhe Karaibet) dhe Conmebol (Amerika e Jugut), dhe një nga OFC (Oqeania).
Më herët këtë vit, Superliga e Grave e përshkroi orarin e Kupës së Botës për Klube si potencialisht “katastrofik”.
Është kompeticioni i dytë i femrave në mes të sezonit që prezantohet nga FIFA në vitet e fundit – pas Kupës së Kampionëve, e cila u zhvillua për herë të parë në shkurt dhe u fitua nga Arsenali.
Trump kritikon LeBron James: Nuk tregoi respekt për SHBA-në gjatë himnit kombëtar
Harry Kane: Pritja për të mësuar nëse kam fituar Topin e Artë është shumë stresuese për familjen
Erkand Qerimaj tërhiqet nga Kampionati Botëror: Federata do që të garoj pa trajner, kërkoj ndërhyrje urgjente institucionale
- 19:59 Pas samitit Trump-Xi, SHBA-ja ende pa zgjidhje për mineralet kritike
- 19:43 Protesta në Poloni kundër bllokimit të reformave të ligjit për abortin
- 19:31 Irani vendos shtatë kushte të reja: Nuk hapim Hormuzin dhe nuk kthehemi në negociata pa garanci
- 19:28 Franca nxjerr njësitë elitare në rrugë
- 19:07 Vijon protesta para Kryeministrisë, policia shpërndan protestuesit me ujë me presion
- 18:56 Gjykata vendos afat ndaj Trump: Të dëshmojë në padinë e tij kundër BBC-së deri më 11 dhjetor