Skip to content
22 October, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

“Kam 6 vite që më është mohuar çdo e drejtë njerëzore”, Jakup Krasniqi refuzon kujdesin mjekësor në Hagë

ShkodraWeb 22 October, 2026
jakup krasniqi hage

Jakup Krasniqi ka refuzuar t’i nënshtrohet një kontrolli mjekësor nga mjekët në Hagë, duke bërë të ditur se nuk dëshiron të marrë më shërbime shëndetësore nga institucionet përgjegjëse atje. Lajmin e ka bërë të ditur vajza e tij, Gresa Krasniqi, e cila ka shprehur shqetësim për gjendjen shëndetësore të të atit.

Ajo ka ndarë bisedën me të ku ish-kreu i UÇK i ka thënë se prej 6 vjetësh, i mohohet çdo e drejtë njerëzore.

Vajza e Krasniqit flet edhe për dilemat e saj si bijë që përtej gjendjes shëndetësore së të atit, kupton edhe ndjesinë e tij për t’u ndier i tradhtuar nga drejtësia.

Shkrimin e saj e përmbyll me një thirrje dashurie e mbështetjeje ndaj tij, duke ritheksuar sërish se dënimi ndaj Krasniqit s’është gabim, por padrejtësi.

Jakup Krasniqi dhe 3 ish-krerët e tjerë të UÇK, Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Rexhep Selimi, u dënuan më 16 shtator me 81 vite burg në total nga gjykata e Hagës. Për Thaçin u dha një dënim prej 25 vitesh, ndërsa për Veselin e Selimin, 18 dhe 13 vjet përkatësisht.

Dënimi nxiti pakënaqësi të fortë, dhimbje e zemëratë në Kosovë e Shqipëri. Kosova zhvilloi marshime e protesta për ditë të tëra, ndërsa më 6 tetor, miratoi edhe ndryshimet në ligjin për Dhomat e Specializuara.

“Para një muaji, Babi u dënua me 25 vjet burgim.

Sot, gjatë një telefonate, më tha: “Erdhën disa doktorë për të më kontrolluar, natyrisht që i refuzova. Jam këtu pa të drejtë, më është mohuar çdo e drejtë njerëzore tash e gjashtë vjet, prandaj nuk më duhet as kujdesi i tyre. Ju të jeni të informuar se unë nuk do të pranoj më asnjë kujdes nga ana e tyre.”

Si bijë, natyrisht që u shqetësova. Babi është në një moshë kur ka nevojë për kujdes të veçantë.

Por, si njeri që i kam kaluar 30 vitet e jetës sime duke e njohur dashurinë dhe lirinë, a mund ta detyroj një njeri tjetër, i cili e ka kaluar gjithë jetën e tij me sakrifica dhe që, me këtë dënim të fundit, pritet të kalojë mbi 35 vjet në burgje, t’i përshtatet një sistemi që i ka sjellë vetëm vuajtje dhe padrejtësi?

Si mund t’i kërkoj të pranojë kujdesin e atyre institucioneve, kur ai ndihet i tradhtuar pikërisht nga drejtësia që duhej ta mbronte?

U ndjeva aq e pafuqishme përballë kësaj fuqie ndërkombëtare kaq të padrejtë.

“Ne jemi këtu, Babi. Të duam të fortë, të duam të shëndetshëm.”

Kaq pata fuqi t’i them. Dënimi i Babit nuk është një gabim që pret të korrigjohet. Është një padrejtësi!”, shkruan ajo.

Post navigation

Previous: LËVIZJA E FUNDIT – Kryeministri Rama u kërkon ministrave dorëheqjet e parevokueshme të drejtorëve në varësi

TË FUNDIT

qeveria rama 4 2026

LËVIZJA E FUNDIT – Kryeministri Rama u kërkon ministrave dorëheqjet e parevokueshme të drejtorëve në varësi

ShkodraWeb 22 October, 2026
protest 24 tetor 2026

“Të shtunën të gjithë në shesh”, paralajmërohet protestë rinore, popullore dhe e diasporës…

ShkodraWeb 22 October, 2026
erkand qerimajjjj taranto 2026

VIDEO – Erkand Qerimaj paraqitet në SPAK, kampioni shkodran i peshëngritjes jep lajmin e keq…

ShkodraWeb 22 October, 2026

TË FUNDIT

  • “Kam 6 vite që më është mohuar çdo e drejtë njerëzore”, Jakup Krasniqi refuzon kujdesin mjekësor në Hagë 22 October, 2026
  • LËVIZJA E FUNDIT – Kryeministri Rama u kërkon ministrave dorëheqjet e parevokueshme të drejtorëve në varësi 22 October, 2026
  • “Të shtunën të gjithë në shesh”, paralajmërohet protestë rinore, popullore dhe e diasporës… 22 October, 2026
  • VIDEO – Erkand Qerimaj paraqitet në SPAK, kampioni shkodran i peshëngritjes jep lajmin e keq… 22 October, 2026
  • “Gjykimi mund të vijojë pa avokat”, GJKKO merr vendimin për gjyqin e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit 22 October, 2026
  • EMRAT – Gara për partinë e Hashim Thaçit, pas dorëheqjes së Hamzës, ja kush janë kandidatët e mundshëm… 22 October, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte 22 tetor 2026… 22 October, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 22 tetor 2026… 22 October, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 22 tetor 2026… 22 October, 2026
  • PS Shkodër “rokadë” në drejtoritë në varësi të dikastereve qendrore, lëvizjet pasojnë ndryshimin në Qark 21 October, 2026
  • NGA RITA NDOCI – Ed, në 1989 na mbroje ne si studentë, 37 vjet më pas habitesh që pedagogët janë… 21 October, 2026
  • NGA EDISON YPI – Polici nuk është infermier… 21 October, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

jakup krasniqi hage

“Kam 6 vite që më është mohuar çdo e drejtë njerëzore”, Jakup Krasniqi refuzon kujdesin mjekësor në Hagë

ShkodraWeb 22 October, 2026
qeveria rama 4 2026

LËVIZJA E FUNDIT – Kryeministri Rama u kërkon ministrave dorëheqjet e parevokueshme të drejtorëve në varësi

ShkodraWeb 22 October, 2026
protest 24 tetor 2026

“Të shtunën të gjithë në shesh”, paralajmërohet protestë rinore, popullore dhe e diasporës…

ShkodraWeb 22 October, 2026
erkand qerimajjjj taranto 2026

VIDEO – Erkand Qerimaj paraqitet në SPAK, kampioni shkodran i peshëngritjes jep lajmin e keq…

ShkodraWeb 22 October, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.