Anketa e PwC, CEO-t shqiptarë me optimizëm të moderuar
Drejtuesit ekzekutivë të kompanive shqiptare kanë shfaqur një optimizëm të moderuar në anketën vjetore të kompanisë globale të konsulencës PricewaterhouseCoopers (PwC).
Erold Kamberi, menaxher i lartë në PwC Albania, thotë në podcastin e “Monitor”, Business Plus, se, në afat të mesëm, optimizmi i drejtuesve të korporatave shqiptare mund të shpjegohet me tendencat pozitive të teknologjisë, inovacionit dhe zhvillimit të inteligjencës artificiale.
Në afatin e shkurtër, optimizmi shfaqet pak më i moderuar, i ndikuar sidomos nga tensionet gjeopolitike.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ri-publikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit original.


