Dëmet nga zjarri, a paguajnë siguruesit?
Zjarri që dëmtoi një pjesë të madhe të një kompleksi rezidencial në Tiranë, në muajin prill, vuri edhe njëherë në dukje problemin e mbulimit të ulët të shqiptarëve me sigurime të pronës.
Venera Xhillari, zv/drejtore e përgjithshme e kompanisë së sigurimeve Atlantik, shpjegon në podcastin e Monitor, “Business Plus”, si funksionon produkti i sigurimit të pronës nga zjarret dhe
fatkeqësitë natyrore.
Sipas saj, kompania e sigurimit e paguan në çdo rast të dëmtuarin, pavarësisht nëse ekzistojnë përgjegjësi nga palë të tjera për zjarrin.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ri-publikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit original.


