Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ 40 mijë spiunët e Ramës!

VIDEO/ Woltemade shpëton Juventusin nga humbja me në Europa League

VIDEO/ Woltemade shpëton Juventusin nga humbja me në Europa League

20:49, 22/10/2026

Juventusi ka shmangur humbjen në shtëpi ndaj Rennes, duke barazuar 2-2 në ndeshjen e vlefshme për raundin e tretë të fazës së ligës në Europa League.

Protagonisti i mbrëmjes për bardhezinjtë ishte Nick Woltemade, i cili realizoi nga pika e bardhë në pjesën e dytë.

Pas humbjes së rëndë 3-0 ndaj Lazios në kampionat, skuadra e Luciano Spallettit kërkonte reagim përpara tifozëve të saj. Gjithçka nisi mirë për italianët, të cilët kaluan në avantazh që në minutën e 5-të me Zeki Çelik, pas asistit të Woltemades.

Rennes reagoi në minutën e 15-të, kur Mousa Tamari barazoi shifrat pas një aksioni të bukur të miqve.

Në fundin e pjesës së parë, francezët përfituan edhe nga një penallti, pasi goditja e Mahamadou Nagidës preku krahun e Douglas Luiz. Boulaye Dia u tregua i saktë nga pika e bardhë, duke i dhënë avantazhin 2-1 Rennes.

Në pjesën e dytë, Juventusi u përpoq të rikthehej në lojë dhe e gjeti golin e barazimit në minutën e minutave të fundit të ndeshjes, pas një tjetër penalltie.

Këtë herë, topi preku krahun e Bryan Reynolds pas goditjes me kokë të Nicolas Gonzalezit dhe arbitri akordoi 11-metërsh.

Nga pika e bardhë, Woltemade nuk gaboi, duke vendosur rezultatin 2-2 dhe duke konfirmuar formën e tij të mirë. Gjermani bëhet lojtari i parë i Juventusit në këtë shekull që shënon në tri ndeshjet e para të tij në fazën kryesore të një kompeticioni europian me klubin.

Në minutat e fundit, Juventusi tentoi të gjente golin e fitores, por realizimi i Jhon Lucumit u anulua për pozicion jashtë loje. Kështu, bardhezinjtë shmangën humbjen, por nuk arritën të qetësojnë plotësisht situatën pas rezultateve zhgënjyese në kampionat.

Me këtë barazim, Juventusi ruan ecurinë e pamposhtur në fazën e ligës, me dy fitore dhe një barazim, ndërsa Rennes regjistron një fitore dhe dy barazime.

Të dyja skuadrat vazhdojnë të jenë pa humbje në këtë fazë të Europa League.

GOLAT

Goli i Çelik (VIDEO)

Goli i Tamari (VIDEO)

Goli i Dia (VIDEO)

Goli i Voltemade (VIDEO)

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco