Real Madridi i jep fund bojkotit të Topit të Artë, Mbappe dhe Vinicius pritet të jenë në Londër

22 Tetor 2026 | 21:20

Real Madridi ka vendosur t’i japë fund bojkotit të ceremonisë së Topit të Artë, me një delegacion të klubit që pritet të marrë pjesë në edicionin e këtij viti, raporton gazeta franceze “L’Equipe”.

Gjiganti spanjoll mungoi në ceremonitë e viteve 2024 dhe 2025, pas përplasjes me organizatorët e çmimit prestigjioz. Bojkoti i vitit 2024 erdhi pasi u raportua se Vinicius Junior nuk do të shpallej fitues, ndërsa trofeu përfundoi në duart e mesfushorit të Manchester Cityt, Rodri. Vendimi i atëhershëm i Real Madridit u interpretua si shenjë pakënaqësie ndaj mënyrës së përzgjedhjes së fituesit.

Këtë vit, situata pritet të jetë ndryshe, pasi disa prej yjeve të klubit madrilen mund të jenë të pranishëm në ceremoni. Mes tyre përmenden Kylian Mbappe, Jude Bellingham dhe Vinicius Junior, të cilët janë në qendër të vëmendjes për çmimet individuale.

Mbappe shihet si një nga kandidatët kryesorë për fitimin e Topit të Artë, ndërsa një prej rivalëve më të fortë pritet të jetë talenti i Barcelonës, Lamine Yamal. Përballja mes yjeve të dy rivalëve të mëdhenj spanjollë pritet t’i japë edhe më shumë interes ceremonisë së këtij viti.

Ceremonia e Topit të Artë 2026 është planifikuar të mbahet më 26 tetor në “London Palladium”, në një edicion që përkon me 70-vjetorin e ndarjes së këtij çmimi prestigjioz.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Harry Kane: Pritja për të mësuar nëse kam fituar Topin e Artë është shumë stresuese për familjen

Harry Kane ka deklaruar se do të donte shumë të dinte tani nëse e ka fituar Topin e Artë, pasi sipas tij pasiguria dhe pyetjet...
21:02 | 22/10/2026

SHBA-ja do të organizojë Kupën e parë Botërore të Klubeve për Femra në vitin 2028

Shtetet e Bashkuara do të presin Kupën e Botës për Klube të Grave në janar 2028, ka konfirmuar FIFA. Shtetet e Bashkuara organizuan Kupën e...
20:14 | 22/10/2026

Trump kritikon LeBron James: Nuk tregoi respekt për SHBA-në gjatë himnit kombëtar

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka kritikuar ashpër superyllin e NBA-së, LeBron James, duke e akuzuar për sjellje të pahijshme dhe mosrespektim të vendit gjatë...
18:48 | 22/10/2026