Metani: Policia është treguar emocionale. Hila: Në botë të kalbin në burg po sulmove me molotov

Përplasja mes policisë dhe protestuesve u bë shkak i debatit këtë të enjte në studion e “Të Paekspozuarit” të Ylli Rakipit në Vizion Plus.
Eksperti i sigurisë, Gert Metani, deklaroi se policia në disa raste është treguar emocionale.
Por, për analistin Dritan Hila, reagime të ngjashme kanë pasur edhe policitë në vendet e BE-së, duke shtuar se atje, ndryshe nga këtu, protestuesit nuk kanë përdorur molotovë.
Pjesë nga biseda:
Metani: Shkatërrimi i pronës private nuk duhet inkurajuar. Sjellje të tilla nga protestuesit dëmtojnë jetën dhe pronën private. A përputhet kjo me protestat e tjera në vendet perëndimore?
Rakipi: Si ka qenë raporti i policisë franceze?
Metani: Kush është djegia më e madhe, djegia e rinisë shqiptare apo djegia e kioskës? Djegia e arsimit shqiptar apo djegia e godinës? Nëse ne barazojmë semaforët, kioskën me emigrimin, me pasojat që kemi me sistemin e drejtësisë, ne po flasim mbrapsht. Ke qëlluar të flasësh edhe me një njeri që njeh politikën.
Rakipi: Kam qëlluar me një njeri që nuk e njoh. Si i sheh protestat në Francë dhe sjelljen e policisë?
Metani: Sjellja e policisë në çdo vend është e ashpër, është brutale, pasi neutralizimi i grupeve është parim që policia e quan veto të saj. Por shpesh e tejkalojnë.
Hila: Me shkak dhe pa shkak. Pjesa emocionale ndonjëherë prevalon mbi pjesën racionale. Në Shqipëri, duke qenë se është hera e parë që ndodh në këtë mënyrë, për herë të parë, më 21 janar, çedoi Garda. Ne kemi një polici të trajnuar nga institucionet ndërkombëtare, por çedon.
Metani: Po çedon se është nën urdhra.
Hila: Ne kemi parë edhe policitë e huaja që, pasi gjenden nën sulm nga protestuesit, janë sulmuar. Nëse quhet ky sulm, për mua është normale. Nuk mund të rrijë gjashtë orë të hajë gurë dhe të mos reagojë. Edhe më 21 janar policia kundërsulmoi, e më pas i ndoqi deri në hotele. Edhe në Gjermani kam parë që policia kundërsulmon.
Ajo që më bën përshtypje mua është se në asnjë protestë nuk është përdorur molotovi, sepse atje, po të të kapin me molotov, kalbesh në burg. Për sa u përket grupeve, disa janë kalamaj që lidhen përmes TikTok-ut. Në Itali akuzohen për përdorim adresash false, dhe ka pamje të adoleshentëve që nxjerrin video duke filmuar.
Por, duke iu kthyer masës së reagimit të policisë, ne nuk e dimë nëse kanë ndjekur elementë të dhunës ekstreme. Unë nuk kam parë në asnjë bulevard tjetër masë gurësh dhe masë dhune.



