E enjte, 22 Tetor 2026 Te Paekpozuarit (Live) deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Sherr në studio/ Lala: Ata që dolën me hunj nga PS janë banditë! Hila: Mbrojtën shtëpinë e tyre, banditë janë ata që sulmuan

Gazetarja Klodiana Lala dhe analisti Dritan Hila kanë debatuar ashpër mes tyre mbrëmjen e kësaj të enjteje në studion e “Të Paekspozuarit” të Ylli Rakipit në Vizion Plus.

Gazetarja Lala e ka cilësuar të papranueshme dhunën e policisë, si dhe sjelljen e personave të maskuar që dolën në mbrojtje të PS-së.

Reklamë

Por, për analistin Hila, ata që ishin brenda në PS nuk bënë asnjë krim, por mbrojtën shtëpinë e tyre nga banditët.

Pjesë nga biseda:

Reklamë

Lala: Kishe rastin e Klevi Metajt, ai u përplas me policinë.

Hila: Keni një të mirë që nxirrni vetëm dhunën e policisë.

Lala: Jo, e kam fjalën për Klevi Metën.

Hila: Të asaj gazetares, që është edhe shefe e departamentit në “Eqerem Çabej”.

Lala: Mos i bëni biografinë. Atë djalin e lidhën. U la i lidhur. Të duket normale?

Hila: Po, është normale, se goditi gjashtë policë sa i hante krahu. Ku ta linin?

Lala: Janë 15 mijë forca policie.

Hila: Jo, organika e gjithë Ministrisë së Brendshme është 12 mijë veta.

Lala: Tjetri ishte me këmbë të thyer.

Hila: Atë që u bë hero, e kanë harruar ata që donin ta bënin hero. Në çdo shtet serioz, ministri nuk del në mes të protestës e thotë se do të heshtet. Por, në fund, thotë: “Ti do të hetohesh që ke ushtruar dhunë”.

Lala: Të më pranosh mua që paramilitarët dalin nga Ministria e Brendshme.

Hila: Nuk janë paramilitarë, janë policë civilë.

Lala: Po ata që sulmuan PS-në?

Hila: Edhe unë do të dilja të mbroja shtëpinë time.

Lala: PD-ja u rrah mes veti. PS-ja doli me hunj.

Hila: Po te PD-ja nuk lanë të hynte Policia e Shtetit.

Lala: Pra, ju po thoni t’i barazojmë?

Hila: Jo, ata po mbronin shtëpinë kundër halabakëve. Mund të mbivendosemi sa të duash, por duhet të kesh parasysh se nuk merr dot në mbrojtje banditët.

Lala: Cilët banditë, ata që marrin taksat tona?

Hila: Jo, nuk i merr taksat ai, merr rrogën.

Lala: Si duke mbrojtur me hunj?

Hila: Do të mbronin shtëpinë e tyre. Ikën si dhia sapo dolën aty.

Lala: Ulni kokën, mos flisni.

Hila: Ju ulni kokën që justifikoni sulmin ndaj një partie politike.

Lala: Ata ishin banditë.

Hila: Jo, banditë ishin ata që sulmuan. Mos u jepni zemër të dalin prapë.

Lala: Ka të drejtë rinia të protestojë.

Hila: Ka të drejtë policia të reagojë dhe t’i thyejë në mes kur ushtrojnë dhunë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.