Analisti: Nga burime të sigurta një grup problematik nga RMV po vjen për protestën e së shtunës
Analisti Flogert Muça ka ngritur dyshime për praninë e një grupi personash nga Maqedonia e Veriut në Shqipëri, në ditën kur është paralajmëruar një protestë e madhe në Tiranë, më 24 tetor.
I ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania, Muça deklaroi se, sipas informacioneve që pretendon se ka marrë nga burime në terren, ekzistojnë dyshime se një grup personash mund të mbërrijë në Shqipëri të shtunën dhe të shkaktojë incidente gjatë protestës.
“Burime të mirëinformuara nga terreni, shumë konfidenciale, më kanë konfirmuar se ka dyshime shumë të forta që matanë kufirit tonë, në Maqedoninë e Veriut, po përgatitet që të vijë në ditën e shtunë një grup problematik. Fatkeqësisht, grupi që do të vijë do të jenë shqiptarë. Mund të shkaktojnë situata të pakëndshme në Tiranë”, u shpreh Muça.
Deklarata vjen në ditën e dhjetë të protestave në Shqipëri, të cilat janë shoqëruar gjatë ditëve të fundit me përplasje mes protestuesve dhe Policisë. Për 24 tetorin është bërë një tjetër thirrje për protestë të madhe përpara Kryeministrisë.
Deputetja e PS-së: Fëmijët u përdorën në protestë, policia duhet të mbajë përgjegjësi për tejkalimet
Gazetari Ferhati jep detaje për protestën: Ja çfarë pritet të ndodhë ditën e shtunë
“Nuk e pranoj që një polic të shkelë një 16-vjeçar”, Jupi debat me Moravën dhe Bidon
- 21:29 Deputetja e PS-së: Fëmijët u përdorën në protestë, policia duhet të mbajë përgjegjësi për tejkalimet
- 21:24 Gazetari Ferhati jep detaje për protestën: Ja çfarë pritet të ndodhë ditën e shtunë
- 21:21 Serbia para zgjedhjeve: A mund ta rrëzojnë studentët Vuçiçin pas dy vitesh revoltë?
- 21:20 Real Madridi i jep fund bojkotit të Topit të Artë, Mbappe dhe Vinicius pritet të jenë në Londër
- 21:13 Rama mbështet kandidaturën e Lana Nusseibeh për drejtimin e OKB-së: Një grua kalibri
- 21:05 Trump telefonon Musk, i kërkon të heqë kufizimet mbi përdorimin e Starlink nga Ukraina