E enjte, 22 Tetor 2026 Te Paekpozuarit (Live) deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Metani: Ka punonjës policie të dyshuar si vrasës me pagesë! Rakipi: Vetëm në filma kam parë

Eksperti i sigurisë, Gert Metani, ka bërë një deklaratë të fortë në studion e “Të Paekspozuarit” të Ylli Rakipit në Vizion Plus.

Metani tha se në protestë ka pasur edhe punonjës policie me precedentë kriminalë.

Reklamë

Sipas tij, në Policinë e Shtetit ka persona të dyshuar si vrasës me pagesë. Me batutë iu përgjigj moderatori Rakipi, duke thënë se histori të tilla i kishte parë vetëm në filma.

Pjesë nga biseda:

Reklamë

Rakipi: Pamë të rinj në shesh, studentë dhe gjimnazistë. Si e shpjegoni faktin që shoqëria nuk u bashkua masivisht?

Metani: Pak më parë protestuesit u cilësuan si huliganë.

Hila: E thashë për ata me maska dhe që sulmuan policinë.

Rakipi: Ore, unë bëj pyetje, më jep përgjigje.

Metani: Po për përgjigje jam këtu. Nëse protestuesit heqin maskën, do të shihni mjekë, artistë, të rinj, sportistë.

Rakipi: Pse, mjekë janë ata me maska?

Metani: Po.

Rakipi: Ju vetë keni vënë maskë?

Metani: Jo, unë kam qenë për të mbrojtur protestuesit. Nëse nga ana e policisë apo ata të PS-së do të hiqnin maskat, do të shihnit persona të kërkuar nga SPAK-u.

Rakipi: Emra.

Metani: Gjatë ditës së tretë ose të katërt, me miqtë e mi protestues, kur vinin forcat operacionale… Pasi vijnë drejt nesh, ne ishim me vajza dhe djem në grup. I them policisë që jemi protestues paqësorë, ndërkohë njëri nga punonjësit godet një nga miqtë tanë. I them: “Ç’bën?”. Më thotë që e goditi sepse kishte maskë.

Rakipi: Më the gjë tjetër. Më jep emrat.

Metani: I do me emra?

Rakipi: Po, mo.

Metani: Ata me maska, David Metani dhe Rigers Mestani. Këta dy persona funksionojnë si mercenarë të atij që drejton Komisariatin nr. 3.

Rakipi: Dakord.

Metani: E di ti që ka punonjës policie të dyshuar si vrasës me pagesë?

Rakipi: Në filma kam parë shumë.

Metani: T’i sjell unë, nëse nuk i ke parë.

Rakipi: Faleminderit shumë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.