“Kërkojnë bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së Bido në Top Story për seancën e sotme parlamentare: Teatër i shëmtuar nga Partia Demokratike
Gazetari Osman Stafa ka debatuar me deputetin e PS, Ardit Bido, këtë të enjte në studion e “Top Story”.
Gazetari u ndal te arrestimet gjatë protestës, ku përmendi dhe dhunën e përdorur nga policia.
Nga ana tjetër, deputeti socialist u shpreh se një polic që kalon kufijtë që i cakton ligji, atëherë duhet pezulluar.
Debati-
Stafa: Si arreston një person pa prova?
Bido: Shoqërohen, nuk arrestohen. Policia e Shtetit është organ force.
Koka: Ne e dimë që policia e Shtetit na mbron, nuk na dhunon.
Bido: Nëse një polic i caktuar tejkalon kufijtë që cakton ligji, atëherë ai duhet pezulluar. Por nuk mund të bëhet pis këtu policia e Shtetit se ka pasur dhunë. Çdo qytetar që dhunon duhet të dënohet. Policia mund ta përdorë forcën.
Stafa: Nuk ka pronarë kjo protestë. Është shpirti i qytetarëve. Shteti ka për detyrë mbarëvajtjen e protestës. Nuk ka detyrë të dhunojë qytetarët.
Bido: Nëse kemi parë një qytetar që është dhunuar pa ushtruar dhunë, ai polic që e dhunoi është pezulluar.
Top Channel