“Ju po përdorni protestën”, deputetja e PS i kthehet analistit: Kemi marrë masa
Deputetja e Partisë Socialiste, Aulona Bylykbashi e ftuar këtë të enjte në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth protestës studentore dhe reagimit të forcave të rendit. Ajo gjithashtu iu përgjigj analistit Zekthi i cili u shpreh se po përdoret protesta.
Bylykbashi gjatë fjalës së saj bëri një paralelizëm me mënyrën se si policia ndërhyn në vende të tjera europiane si Franca apo Italia, duke nëvizuar se shifrat zyrtare tregojnë se reagimi i policisë shqiptare ka qenë e tërhequr.
“Keni parë ju meqë ju e keni ndjekur, a keni ndjekur ju edhe protestat në ndërkohë dhe reagimin e policisë në Francë edhe në Itali në këto ditë?
E keni parë ju zonja Erla të gjithë rastet kur është goditur është vënë poshtë nga një tufë protestuese është polici dhe goditet. Shumë e shëmtuar që u përdorën fëmijët në atë protestë sepse ju e dini shumë mirë që nëse goditet në molotov policia e shtetit do reagojë dhe kur në turm janë edhe të miturit edhe ata do bëhen pjesë e sulmit.
Ajo që është thënë për policinë e shtetit këto ditë është jo qytetari si fillim. Policia e shtetit është një strukturë që tregon sigurinë edhe rendin kushtetues në këtë vend edhe është shumë e rëndësishme që ta themi këtë gjënë sepse është jetesa jonë e përbashkët në këtë Shqipëri dhe nuk duhet ta ngarkojmë.
Sikundër është reaguar sipas rregullave të ligjit shqiptar ndaj çdo polici që ka tejtkaluar veprimet dhe reagimet në raport me dhunën e ushtruar ndaj tyre. Ato shifra tregojnë një gjë përveç pamjeve që na e kanë treguar në të gjithë këto ditë. ato shifra tregojnë një gjë më shumë tregojnë që reagimi i forcave të policisë në Shqipëri është më i tërhequr. Janë shifra, të drejta të marra sot nga të dhëna zyrtare, kështu që duhet t’i besoni shifrave, duhet t’i besoni dhe pamjeve që shihni”, tha ajo.
Gazetari Ferhati jep detaje për protestën: Ja çfarë pritet të ndodhë ditën e shtunë
Vijon protesta para Kryeministrisë, policia shpërndan protestuesit me ujë me presion
Protestat studentore në Tiranë, reagon PPE: Dhuna nuk ka vend në demokraci, zëri i të rinjve duhet të dëgjohet
- 21:36 Analisti: Nga burime të sigurta një grup problematik nga RMV po vjen për protestën e së shtunës
- 21:29 Deputetja e PS-së: Fëmijët u përdorën në protestë, policia duhet të mbajë përgjegjësi për tejkalimet
- 21:24 Gazetari Ferhati jep detaje për protestën: Ja çfarë pritet të ndodhë ditën e shtunë
- 21:21 Serbia para zgjedhjeve: A mund ta rrëzojnë studentët Vuçiçin pas dy vitesh revoltë?
- 21:20 Real Madridi i jep fund bojkotit të Topit të Artë, Mbappe dhe Vinicius pritet të jenë në Londër
- 21:13 Rama mbështet kandidaturën e Lana Nusseibeh për drejtimin e OKB-së: Një grua kalibri