Vendosni fjalën kyçe....

“Na shajnë shumë online, pakënaqësi ndaj qeverisë ka në çdo vend” – Klosi


Sekretari i Përgjithshëm i PS-së Blendi Klosi u ankua sot se në rrjetet sociale ka shumë sharje ndaj deputetëve socialistë e ministravë te qeverisë.

I ftuar në “Opinion” ai tha gjithashtu se në çdo vend demokratik ka të pakënaqur ndaj qeverive përkatëse.

“Dhuna online i ka kapërcyer të gjithë kufijtë, njësoj si dhuna në rrugë. Ka shumë deputetë të rinj që mund të vinin në debate por dhuna, kërcënimet e sharjet në rrjetet sociale kanë qenë të shumta. Ne që kemi më shumë kohë në politikë dhe e durojmë në njëfarë mënyre këtë. Për sa i përket pakënaqëive, në të gjitha vendet demokratike ka një grup që ka pakënaqësi ndaj qeverisë dhe një grup e mbështet.” – tha Sekretari i Përgjithshëm i PS-së Klosi.