Lubonja: Jetojmë në narko-shtet policor, krimi është futur në ekonomi

Lubonja: Jetojmë në narko-shtet policor, krimi është futur në ekonomi

22:36, 22/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Publicisti Fatos Lubonja, thotë se protestat tregojnë se Edi Rama ka ndërtuar një narko-shtet policor.

Lubonja u shpreh se krimi i organizuar është futur thellë në ekonomi. Shtoi se kreu i qeverisë sulmon mediat që ia prishin fasadën.

‘Ky që kemi përballë është një regjim autoritar. Ky është një narko-regjim mediatik. Domethënë një shtet i kapur nga krimi i organizuar, por që ka ruajtur një fasadë përmes medias. Ka punuar me gazetat e huaja, me mediat e veta. Ka sulmuar dy mediat që ia kanë prishur fasadën.

Po bëhet një narko-shtet policor, ku bie fasada dhe tregohet fytyra e vërtetë. Kryeministri sa më gjatë rri në pushtet, aq më shumë ka futur në ekonomi krimin e organizuar dhe të gjithë këta ndihmojnë për të mbrojtur interesin e tyre. Unë dyshoj se këta njerëz të krimit vishen si policë’ - tha Lubonja. /BW

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco