Friday / October 23 / 2026
Revista Monitor Logo
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Lajmet Kryesore Nga Vendi

Kompensimi për arsimin nga DIVA, Tatimet drejt përfundimit për 2 mijë aplikimet e fundit

Share Share Icon

Administrata Tatimore pritet të përfundojë së shpejti verifikimin e rreth 2 mijë aplikimeve për kompensimin e shpenzimeve arsimore të fëmijëve përmes DIVA 2025 (Deklarata Vjetore të të Ardhurave Personale).

Për Monitor, Tatimet konfirmuan se ky është grupi i fundit i aplikimeve për përfitimin e kompensimit për arsimin  e fëmijëve pas njohjes së shpenzimeve në DIVA 2025.

Pas përfundimit të procesit të verifikimit, që pritet të përfundojë së shpejti do të nisë edhe disbursimi i shumave të kompensimit.

Procesi i nisur në muajin qershor është fokusuar në verifikimin e dokumentacionit të aplikuesve, përfshirë faturat e fiskalizuara, numrin e fëmijëve dhe të dhënat e llogarive bankare, përpara disbursimit të kompensimit për përfituesit.

Po ashtu aplikuesve gjatë kësaj periudhe iu janë dërguar njoftime për përmirësim dokumentacioni, që më pas edhe ky është verifikuar nga administrata tatimore. Bëhet fjalë për individët që përveç njohjes së shpenzimeve me vlerë 48 mijë lekë përfitonin edhe zbritjen e shpenzimeve me vlerë 100 mijë lekë.

Burime nga administrata tatimore sqarojnë se procesi i shqyrtimit të kërkesave për këtë kategori po kërkon më shumë kohë sesa aplikimet e tjera, pasi nevojitet verifikimi i faturave të fiskalizuara që justifikojnë shpenzimet e deklaruara për arsimimin e fëmijëve, të saktësisë së numrit të fëmijëve. Tatimet pohojnë se veçanërisht po hasen vështirësi në verifikimin e numrit IBAN të llogarive bankare dhe numrit të fëmijëve.

Për dorëzimin e numrit IBAN, sipas Tatimeve shumë individë nuk kanë ndjekur procedurat e kërkuara në sistem, çka i duhet kohë administratës tatimore për t’i verifikuar me institucionet bankare.

Kjo do të sjellë që për vitin e ardhshëm aplikimet për zbritjen e shpenzimeve më DIVA të dixhitalizohen. Administrata tatimore konfirmon se ka nisur punën për përmirësimin e procesit.

Afati për plotësimin dhe dorëzimin e deklaratës DIVA ishte deri më 31 mars 2026. Që nga fundi i muajit maj, Administrata Tatimore ka nisur dhënien e kompensimeve për individët përfitues që kanë deklaruar një ose dy fëmijë në ngarkim.

Kompensimi për fëmijët nga DIVA 2025, Tatimet nisën pagesat për 3 mijë përfituesit e parë

Në total deri më sot kompensimit pas zbritje së shpenzimeve nga DIVA kanë përfituar rreth 42 mijë tatimpagues për vitin 2025. Shuma e kompensimet të disbursuar deri tani arrin në vlerën e rreth 7 mln eurove.

Kompensim për arsimin e fëmijëve nga njohja e shpenzimeve me vlerë maksimale prej 100 mijë lekë në vit, sipas të dhënave të mëparshme të tatimeve pritet që numri i tyre të jetë në total 2,161 individë aplikues.

Për këtë kategori, përfitues të njohjes së shpenzimeve arsimore janë vetëm individët me të ardhura bruto vjetore deri në 1.2 milionë lekë. Administrata Tatimore ka nisur procesin e verifikimit të dokumentacionit që justifikon këto shpenzime.

Pas përfundimit të verifikimit të dokumentacionit dhe konfirmimit të saktësisë së tyre, shuma e kompensimit  për aplikuesit do të disbursohet në llogaritë bankare të deklaruara gjatë aplikimit në sistemin e-Filing.

Kjo kategori individësh, gjatë plotësimit të DIVA-s, përveç zbritjes së shpenzimeve në vlerën 48 mijë lekë për çdo fëmijë në ngarkim, përfitoi edhe zbritjen e shpenzimeve arsimore deri në vlerën 100 mijë lekë.

Këto të fundit duhet të justifikohen me fatura të fiskalizuara. Ndërkohë, zbritja prej 48 mijë lekësh për çdo fëmijë në ngarkim u përfitua nga të gjithë individët që plotësuan dhe dorëzuan DIVA-n, pavarësisht nivelit të të ardhurave.

Sipas shembujve që Monitor ka publikuar herë pas herë shumat e përfituara variojnë nga 62 deri në 250 euro.

Shembujt e DIVA, nga 62 deri në 250 euro, sa varion kompensimi për arsimin e fëmijëve 

Por e drejta për aplikim me qëllim përfitimin e kompensimit për asnjë kategori nuk humbet për 5 vite. Afati i shqyrtimit të kërkesës për kompensim nga administrate tatimore është deri në 2 muaj. / D.Azo

Kompensimi për fëmijët nga DIVA 2025, Tatimet: E drejta për aplikim nuk humbet për 5 vite

 

 

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Publikohen për herë të parë treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore!

Eksploro Top List
Live Now

Lajme të Ngjashme

Dëmet në biznese arrijnë në 2.15 mln euro, Tatimet identifikojnë 127 subjekte të prekura

Administrata Tatimore njoftoi se ka identifikuar deri tani 127 biznese të dëmtuara, me një vlerë totale dëmesh prej 2.15 milionë eurosh, sipas të d...

10 hours më parë 1 Min Lexim

Dogana bllokon lëndët e para të fasonëve me detyrime të papaguara, ProEksport: Rrezikojmë kontratat

ProEksport Albania ngre shqetësimin për bllokimin e mallrave në doganë si masë shtrënguese për detyrimet tatimore, praktikë që rrezikon prodhimin, ...

11 hours më parë 2 Min Lexim
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu FALAS!