Njihuni me parashikimin e motit për sot, ja zonat ku priten reshje shiu

Njihuni me parashikimin e motit për sot, ja zonat ku priten reshje shiu

07:46, 23/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore relativisht të paqëndrueshme, duke sjellë vranësira dhe reshje të dobëta shiu në pjesën më të madhe të territorit.

Sipas parashikimit meteorologjik, reshjet e shiut me intensitet të ulët do të jenë të pranishme që në orët e para të 24-orëshit dhe deri në mëngjes. Më pas, reshjet pritet të ndërpriten në të gjithë vendin, ndërsa vranësirat do të vijnë gradualisht në pakësim.

Sa i përket erës, ajo do të fryjë nga drejtimi veriperëndimor, me shpejtësi mesatare rreth 8 m/s.

Në zonat detare, valëzimi parashikohet të jetë i forcës 1–2 ballë.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco