Tentoi të largohej nga Shqipëria pas plagosjes së 22-vjeçarit dhe vjedhjes së makinës, ndalohet 47-vjeçari në Rinasi

23 Tetor 2026 | 08:17

Një 47-vjeçar i shpallur në kërkim për plagosjen me armë zjarri të një 22-vjeçari dhe vjedhjen e automjetit të tij është ndaluar në pikën kufitare të Rinasit, teksa tentonte të largohej nga Shqipëria.

Sipas Policisë, bëhet fjalë për Klodian Ndojn, banues në fshatin Sanxhak, i cili u lokalizua dhe u ndalua falë bashkëpunimit mes specialistëve për Hetimin e Krimeve të Rënda, shërbimeve të Komisariatit të Policisë Kurbin dhe Policisë Kufitare në Rinas.

Ngjarja për të cilën ai akuzohet ka ndodhur në muajin korrik, në fshatin Sanxhak të Kurbinit. Gjatë një konflikti për motive të dobëta, 47-vjeçari dyshohet se ka plagosur me armë zjarri 22-vjeçarin me inicialet V. P., dhe më pas i ka vjedhur automjetin.

Në muajin gusht, Gjykata e Lezhës kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, “Vjedhja” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Pas ndalimit në Rinas, materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lita i bindur për vazhdimësinë e protestës: Do të ketë valë të dytë dhe të tretë

Gazetari Lavdrim Lita i ftuar këtë të enjte në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat studentore dhe shpërblimin...
22:21 | 22/10/2026

“Ju po përdorni protestën”, deputetja e PS i kthehet analistit: Kemi marrë masa

Deputetja e Partisë Socialiste, Aulona Bylykbashi e ftuar këtë të enjte në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me zhvillimet...
22:04 | 22/10/2026

Gazetari Ferhati jep detaje për protestën: Ja çfarë pritet të ndodhë ditën e shtunë

Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati në një lidhje live nga protesta para Kryeminstrisë për emisionin “Now” me Erla Mëhillin ka zbuluar detaje të reja...
21:24 | 22/10/2026